Personaliteti televiziv Harry Jowsey u ka kërkuar ndjekësve të tij të vendosin krem kundër diellit, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës.
26-vjeçari, i cili më parë u shfaq në “Dancing With The Stars” të ABC dhe
“Too Hot To Handle” të Netflix, tha se kancerin e ka pasur për një ose dy vjet, por që nuk ishte fare në dijeni për këtë gjë, shkruan BBC.
“Unë thjesht dua të shpëtoj dhe mbroj një nga ju”, u tha ai pesë milionë ndjekësve të tij në TikTok.
Influencueri i lindur në Australi shtoi se ai “do të jetë mirë”.