Në orët e vona të së hënës dhe mëngjesin e së martës qarku lindor i Tajvanit i goditur nga tërmeti u godit edhe nga dhjetëra pasgoditje të tjera.
Siç raportohet, ndërtesat në pjesë të mëdha të Tajvanit, duke përfshirë kryeqytetin janë lëkundur gjatë gjithë natës.
Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.3 ballë.
Në qarkun malor Hualien, u raportuan edhe disa mbyllje rrugësh dhe qeveria pezulloi punën dhe shkollën.
Ndryshe, Tajvani njihet si një vend që ka prirje për tërmete për shkak të kryqëzimit të dy pllakave tektonike.