Këto shenja të përmendura më poshtë nuk mund të pranojnë që fëmija i tyre të martohet me një burrë apo grua që nuk e ka fatin në diell ose tani po fillon të ndërtojë jetën e tij. Mos nxitoni t’i gjykoni, ne do t’ju shpjegojmë me detaje se çfarë ndodh me secilën prej tyre.
Prindi Dem ka një problem të madh me sigurinë. Nëse dhëndri i ardhshëm nuk ka një shtëpi të tijën, para nga familja, punë të mirë etj., si do të jetë në gjendje të sigurojë jetesën e fëmijës së tij dhe rrjedhimisht nipërit e mbesat e tij? Nuk ka asnjë mënyrë që ai të pranojë një martesë që nuk ka një bazë të fortë financiare, stabilitet dhe siguri që në fillim.
LUANI
Luani i rrit fëmijët e tij sikur të ishin princër. Në luks, kohë të mira dhe një jetë të mirë dhe komode. A është e mundur që ai të pranojë t’i shohë në një moment të vështirë dhe të kenë vështirësi financiare ose të mos kenë gjithçka me të cilën ishin mësuar? Është e qartë se ai do të kërkojë nga nusja ose dhëndri që të jenë në gjendje t’i sigurojë fëmijës së tij të gjithë luksin dhe komoditetin që i ka siguruar edhe ai. Nëse nuk mundet, atëherë ai thjesht… refuzohet si dhëndër apo nuse.