Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Hanover të Gjermanisë, midis rrugës Sehnde dhe Lehrte, ku mbetën të vdekur dy persona.
Siç raporton Bild, shoferi humbi kontrollin e makinës së tij në një kthesë në të majtë dhe përplas me një pemë, ku për pasojë humbi jetën bashkë me pasagjerin që ndodhej me të.
Sipas policisë gjermane, dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të rrëshqitjes në rrugë.
“Kur ekipet e shpëtimit mbërritën, makina tashmë ishte përfshirë plotësisht nga flakët.”- raportohet tutje.