Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake që i përkiste një milicie të mbështetur nga Irani në Irak.
Kështu ka deklaruar një zyrtar lokal i sigurisë për CNN.
Shpërthimet ndodhën në një vend që i përkiste Njësive të Mobilizimit Popullor (PMU), sipas Muhannad al-Anazi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë në Guvernatën e Babilonisë, në jug të kryeqytetit Bagdad.