Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve në Sidnej të Australisë, ka thënë policia australiane të shtunën.
Siç njofton policia, në mesin e të vdekurve është edhe sulmuesi, i cili është qëlluar nga një oficer policor aty pranë, i cili ishte i vetëm.
Rasti ndodhi në një qendër tregtare të këtij qyteti, teksa pesë viktimat kanë vdekur si rezultat i veprimeve të sulmuesit, raporton The Guardian.
Ndërkohë, është raportuar që është shumë persona të tjerë janë therur.
Teksa policia australiane kishte rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja, duke kërkuar evakuimin e personave që banonin aty afër.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.