Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.
Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur është 15 vjeçar.
I dyshuari është ish burri i viktimës një 36 vjeçar.
Valon Aliu sot ka dal para gjykatës.
Për pak minuta pritet të fillojë seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Kallxo.com ka publikuar pamje nga momenti kur ai dërgohet në Gjykatë, me pranga në duar.