Dizajneri Roberto Cavalli ka vdekur në Firence në moshën 83-vjeçare.
Cavalli vinte nga një familje artistësh, pasi gjyshi i tij Giuseppe Rossi ishte një figurë udhëheqëse e lëvizjes Macchiaioli, me vepra të ekspozuara në Galerinë Uffizi në Firence.
Cavalli solli ndjeshmërinë e tij artistike në modelet e tij të modës, pas studimeve në Institutin e Artit të Firences, shkruan WWD.
Ai lançoi markën e tij të modës në vitin 1970, duke zbuluar koleksionin e tij të parë në Salon du Prêt-à-Porter në Paris, të mbajtur në Porte de Versailles.