Kinezët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit, dhe veçanërisht jo në Santorini të Greqisë, kanë tashëm kopjen e tyre të ishullit të famshëm.
Santorini i Kinës ndodhet në provincën jugperëndimore Yunnan dhe me të vërtetë i ngjan një ishulli kozmopolit.
Resorti “Dali, The Dream Land” u ndërtua në anën e vargmalit malor Kangshan me pamje nga liqeni dhe përmban bujtina turistike, hotele butike, restorante, apartamente dhe arkitektura e tij fjalë për fjalë imiton rrugët dredha-dredha të Santorinit, të cilat janë të bollshme me lule.
Santorini i Kinës mbulon një sipërfaqe prej 370 hektarësh dhe investimi kushtoi deri në tetë miliardë juanë.
Ai u bë kështu destinacioni kryesor për shumë influencues në rrjetet sociale, por edhe për çiftet e reja që duan foto perfekte nga dasma e tyre.