Dy ish-shokët, Meritoni dhe Romeo kanë ditë që po debatojnë me njëri-tjetrin.
Diskutimet e tyre Brenda shtëpisë së BBVA kanë arritur deri tek ofendimet e përmendja e familjarëve të tjetrit.
Orët e para të mëngjesit të sotëm Romeo është ’përplasur’ me Meritonin dhe pas tij me Liamin teksa ky i fundit është shprehur: Ti s’e di çfarë është burrëria
Pas kësaj ka ardhur një reagim nga miku i Romeos, Elgit Doda, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory i ka dalë në mbrojtje banorit teksa ‘sulmon’ Meritonin dhe Liamin në të njëjtën kohë:
“E kush ka ngel me tregu burrërinë, njëri që u kap nga policia për mashtrim në mes të emisionit e tjetri që përndjek gratë. E që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krahë, vetëm për ta nxjerr nga vetja. Hajde burrëri hajde”- ka thënë Elgiti.