Pas divorcit nga futbollisti Gerard Pique, duket se Shakira ka gjetur dashurinë e saj.
Sipas mediave të huaja, këngëtarja ka nisur një histori dashurie me aktorin britanik, Lucien Laviscud
Ata janë njohur gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës dhe Cardi B “Punteria”.
Në këtë videoklip, aktori dhe këngëtarja shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, e në disa skena shkëmbejnë edhe puthje në buzë.
Por jo të gjitha janë dakort me këtë lidhje.
Miqtë e Shakirës janë të shqetësuar, pasi besojnë se aktori po e përdor Shakirën për të fituar më shumë famë.
Aktori britanik njihet më së shumti për rolin e tij në serialin “Emily in Paris” në rolin e Alfie.