Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

15. Juni 2025

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën

15. Juni 2025

Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

15. Juni 2025

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Olta zbulon për herë të parë imazhin e djalit të saj të vogël

15. Juni 2025

Danja i shijon pushimet në krahët e partnerit

15. Juni 2025

Jo vetëm Granit Xhakën, Igli Tare kërkon të afrojë te Milani dhe yllin tjetër shqiptar

15. Juni 2025

Cilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

15. Juni 2025

Nga nesër hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

15. Juni 2025

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës, çfarë zbuloi një studim i ri
Lifestyle

Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës, çfarë zbuloi një studim i ri

3. April 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës. Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma.

Por, sipas studiuesve Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada.

Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.

Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.

“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë zoti Raaschou.

Që nga viti 1998, zoti Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.

“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.

Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.

“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë zoti Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.

Por studiuesit në Universitetin Charles Darëin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.

“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darëin.

Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.

Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët.

Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por zoti Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.

“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si zoti Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.

“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë zoti Raaschou.

melanoma
Share. Facebook
Previous ArticleTalenti 17-vjeçar i Real Madridit në lidhje me influenceren katër vjet më të madhe
Next Article Petrovci: Dy veta më shanë tuj hy në barnatore, nuk u afruan se i kisha rrehë – unë jam i fortë

Related Posts

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

15. Juni 2025

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

15. Juni 2025

Llojet më të mira të frutave që mund t’i hani para gjumit

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

Read More

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën

Read More

Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

Read More

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.