Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

18. Juni 2025

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

18. Juni 2025

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

18. Juni 2025

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Rita Ora bën një gjest të veçantë ndaj Taynës

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Trixa shijon diellin në SHBA

18. Juni 2025

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Nga nesër gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik, dënimet rriten nga 100 deri në 500 euro
Ballina

Nga nesër gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik, dënimet rriten nga 100 deri në 500 euro

2. April 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Me Ligjin e ri, nga nesër, gjobat për kundërvajtje të ndryshme në trafik do të rriten nga 100 deri në 500 euro, përfshirë edhe heqjen e pikëve dhe ndalimin e drejtimit të automjetit.

Përmes këtyre ndryshimeve, synohet rritja e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Sipas Policisë, për dy muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 9 aksidente fatale me 9 të vdekur, apo 9 persona të vdekur më pak se sa në dy muajt e parë të vitit të kaluar dhe 4 aksidente më pak po ashtu se sa në dy muajt e parë të vitit 2023.

Ndërsa gjatë dy mujorit të këtij viti (janar-shkurt) kanë ndodhur 3127 aksidente me 1068 persona të lënduar dhe janë shqiptuar 117905 tiketa, raporton Front Online.

Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, përjashtuar aksidente me fatalitet që ka pasur më pak, në rritje janë aksidentet me lëndime, me dëme materiale dhe tiketa të shqiptuara.

Në vijim disa nga risitë e Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor:

– Mos vendosja e rripit të sigurisë

– 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes

– 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë

– 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë

– Regjistrimi i mjetit

– 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë

– Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë

– Shpejtësia brenda vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Shpejtësia jashtë vendbanimit

– 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

-500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar

– Ndalohen garat e shpejtësisë

– 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit

– 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit

– Mos përdorimi i helmetës

– 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi

– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik

– Ndalim i tejkalimit të mjeteve

– 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative

– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor

-Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme

– Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.

Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. ( Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj).

Ligji i ri
Share. Facebook
Previous ArticleShakira pritet të organizojë disa koncerte falas për fansat e saj
Next Article Vriten shtatë shpërndarës të ndihmave nga bombardimi izraelit në Gaza

Related Posts

Nora Istrefi nuk i lë vend imagjinatës me këtë postim

18. Juni 2025

Xheneta i dërgon Gjestit mesazh të koduar?

18. Juni 2025

KEDS njofton për vendet që mbesin sot pa rrymë

18. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Read More

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

Read More

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

Read More

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.