Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni; pritet me reagime të përziera
Ballina

Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni; pritet me reagime të përziera

1. April 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Të premten, më 29 mars, filmi “Oppenheimer” mbërriti më në fund në vendin ku dy qytete u shkatërruan 79 vite më parë nga armët bërthamore të shpikura nga shkencëtari amerikan, që është subjekti kryesor i këtij filmi. Japonezët që shkuan për ta parë në kinema, e pritën me reagime të përziera.

Qytetarët në Hiroshima patën reagime të ndryshme ndaj filmit fitues të çmimit Oscar, “Oppenheimer”, i cili më në fund filloi të shfaqet në kinematë në Japoni, të premten më 29 mars.

Filmi, një dramë historike prej tre orësh, për garën për krijimin e bombës së parë bërthamores, mori shtatë çmime Oscar, ndër to edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë.

65-vjeçarja Agemi Kanagae nxitoi për ta parë filmin në kinemanë që ndodhet rreth një kilometër pranë memorialit ku shpërtheu bomba e parë bërthamore në Hiroshima.

“Filmi ja vleu vërtet dhe arrita të përqëndrohem deri në fund. Por nuk u ndjeva mirë me disa skena, si gjyqi ndaj Oppenheimerit në Shtetet e Bashkuara, në fund”, thotë zonja Kanagae, e cila ndihet e zhgënjyer që në film nuk tregohen historitë e viktimave në Hiroshima dhe Nagasaki.

Një tjetër banor i Hiroshimës tha se i pëlqejnë filmat e regjizorit Christopher Nolan, por se nuk është i sigurt nëse ky film do të pritet mirë në Japoni.

“Filmi e paraqet gjithashtu bombën atomike në një mënyrë që duket sikur e lëvdon. Duke qenë se i kam rrënjët nga Hiroshima, e pata të vështira ta shikoja. Nuk jam i sigurt nëse ky është një film që japonezët duhet të përpiqen ta shohin”, thotë zoti Kawai, i cili dha vetëm mbiemrin e tij.

Filmi sidoqoftë nuk paraqet drejtpërdrejt skenat që u zhvilluan në terren kur bombat u hodhën në Hiroshimë dhe në Nagasaki. Filmi në të vërtetë përqëndrohet tek shkencëtari Oppenheimer dhe tek konfliktet e tij të brendshme.

“Filmi rrëfen historinë nga perspektiva amerikane, nga pala që e shpiku armën bërthamore. Hiroshima dhe Nagasaki, mbi të cilat u hodhën bombat atomike, janë sigurisht viktimat. Por mendoj se megjithëse shpikësi është një ndër autorët, ai është edhe vetë viktimë e kësaj lufte”, thotë Rishu Kanemoto, student 19-vjeçar nga Hiroshima.

Disa studiues, si profesori Kazuhiro Maeshima, thonë se prodhimi i një filmi të tillë me sukses të madh në Hollivud, do të ishte i paimagjinueshëm dekada më parë, kur justifikimi për armët bërthamore dominonte në ndërgjegjen e amerikanëve. Filmi tregon se sa shumë ka ndryshuar Amerika, thotë profesori Maeshima.

Nga ana tjetër, ka edhe zëra që kërkojnë një përgjigje japoneze ndaj filmit “Oppenheimer”. Regjizori japonez i filmit “Godzilla”, Takashi Yamazaki, i tha gjatë një bisede regjizorit amerikan Christopher Nolan të filmit “Oppenheimmer” se do të donte ta realizonte një film të këtillë në formë përgjigjeje.

Japonia është i vetmi vend që është goditur me armë bërthamore. Nga dy bombat u vranë 200 mijë njerëz në vitin 1945, ndërsa vazhdonte Lufta e Dytë Botërore.

Dyshimet nëse “Oppenheimer” do të mund të arrinte deri në kinematë në Japoni, u shfaqën që kur pati premierën vitin e kaluar. U deshën mbi tetë muaj që filmi të mbërrinte në Japoni pas premierës në Shtetet e Bashkuara./VOA/

Oppenheimer
Share. Facebook
Previous ArticleDonald Veshaj: Nuk e kisha besuar se do të përmendsha aq shumë, nuk e kuptoj çfarë mllefi kanë me mua banorët në Big Brother
Next Article E gjitha ishte një lojë? Sin Boy sqaron videon ku u dhunua brutalisht

Related Posts

‘Ke 24 orë kohë…’, gazetari Kron Sadikaj nxjerr mesazhet kërcënuese nga familjarët e Klodit

9. Februar 2026

Luizi zbulon arsyen e hyrjes në BBVA5 dhe përplaset me Mateon

9. Februar 2026

Stelina flet pas “Big Brother Vip”: Çfarë ndodhi me Keijsin dhe Inën?

6. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.