Të paktën 4 palestinezë u vranë dhe 16 u plagosën të dielën në një sulm ajror izraelit në një tendë për personat e zhvendosur në një spital në Gaza, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.
Në mesin e të lëndurve ishin edhe disa gazetarë, sulm i cili goditi një tendë në oborrin e Spitalit të Martirëve Al-Aksa në qytetin qendror të Gazës, Deir al-Balah, tha Wafa, duke cituar burime mjekësore.
“Pushtimi izraelit kreu një masakër të re brenda një spitali që ofron shërbime mjekësore për njerëzit e zhvendosur dhe qytetarët,” tha në një deklaratë zyra e mediave të qeverisë së Gazës, duke iu referuar disa sulmeve izraelite gjatë muajve të fundit që goditën spitalet.
Që prej 7 tetorit, më shumë se 32,700 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe rreth 75,200 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave. Izraeli ka vendosur një bllokadë gjymtuese në Rripin e Gazës, duke e lënë popullsinë e tij, veçanërisht banorët e Gazës veriore, në prag të urisë.