Ylli i serialeve si “Gen V” dhe “Chilling Adventures of Sabrina”, Chance Predomo, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, pas një aksidenti me motoçikletë.
Lajmin e hidhur e dha zëdhënësi i tij, i cili u shpreh për Variety.
“Me zemër të rënduar, duam të ndajmë lajmin se Chance Perdomo ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Autoritetet kanë thënë se nuk ka individë të tjerë të përfshirë në ngjarje. Pasioni i tij për artin dhe dëshira e tij për të jetuar është ndjerë nga të gjithë njerëzit që e njihnin dhe ngrohtësia e tij do të vijojë të qëndrojë me të gjithë njerëzit e tij të dashur”.
Sigurisht, ai kërkoi edhe respektin dhe privatësinë ndaj familjes, në një moment kaq të vështirë, teksa vuajnë humbjen e djalit të tyre.