Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një seri fotografish të reja të postuara në rrjetin social Instagram.
Fotografitë e publikuara nga bukuroshja janë realizuar në një ambient bregdetar, ku ajo shfaqet duke pozuar pranë një pishine.
Fustani i saj transparent nuk i la shumë vend imagjinatës, pasi tregoi linjat e përsosura trupore të modeles.
Për më tepër, në fotografitë e reja, Oriola ka aplikuar një grim të thjeshtë, duke theksuar bukurinë e saj natyrale.
Postimet e Marashit në rrjetet sociale janë pritur gjithmonë me padurim nga ndjekësit dhe shpesh marrin mijëra pëlqime dhe komente