Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç
Tech

Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

26. März 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Florida do të ketë një prej ndalimeve më kufizuese për rrjetet sociale në SHBA, duke aprovuar ligjin që ndalon të miturit nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale. Për fëmijët 14-15 vjeç, do të kërkohet leja e prindërve nëse mund të aksesohen në rrjetet sociale.

Vendimi është nënshkruar nga guvernatori i Florida-s, Ron DeSantis në datën 25 mars. DeSantis e vendosi veton në fillim të këtij muaji dhe ligji i ri ishte prioriteti kryesor legjislativ i kryetarit republikan. Ky ligj pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Florida ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 14“Një fëmijë, me zhvillimin e trurit të tij nuk e ka aftësinë të dijë se është duke u zhytur në këto teknologji që krijojnë varësi dhe të shohë dëmin, në mënyrë që të largohet prej tyre. Për shkak të kësaj, ne duhet të ndërhyjmë për ta,” u tha në ceremoninë e nënshkrimit të projektligjit, të mbajtur në një shkollë në Jacksonville.

Ron DeSantis u shpreh se të qenit baba e ka informuar më shumë mbi internetin dhe rrjetet sociale. Ai pranoi gjithashtu se ligji do të kundërshtohet për çështjet e Amendamentit të Parë, ndërsa Khara Boender, drejtore e politikave shtetërore për Shoqatën e Industrisë së Kompjuterëve dhe Komunikimeve, tha në një njoftim për shtyp se ajo e kupton shqetësimin për sigurinë në internet, por shprehu dyshimin nëse ligji do t’i “arrijë në mënyrë kuptimplote ato qëllime që ka, pa cenuar të drejtat e Amendamentit të Parë* të përdoruesve të rinj”. Ajo parashikoi gjithashtu një sfidë ligjore.

Amendamenti i Parë* – Amendamenti i Parë (Amendamenti I) i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara  pengon qeverinë të krijojë ligje që përkojnë me ndalimin e ushtrimit të lirë të fesë; ose cenimi i lirisë së fjalës, lirisë së shtypit, lirisë së tubimit ose të drejtës për t’i kërkuar qeverisë korrigjim të ligjeve, në bazë të ankesave. Ai u miratua më 15 dhjetor 1791, si një nga dhjetë amendamentet që përbëjnë Ligjin e të Drejtave.

“Ky ligj mund të krijojë pengesa thelbësore për të rinjtë që kërkojnë akses në informacionin në internet, një e drejtë që u ofrohet të gjithë amerikanëve pavarësisht moshës”, tha Boender.

Projektligji kaloi me shumicë dërrmuese votash, me disa demokratë që iu bashkuan shumicës së republikanëve. Kundërshtarët argumentuan se është antikushtetuese dhe qeveria nuk duhet të ndërhyjë në vendimet që prindërit marrin me fëmijët e tyre.

Florida
Share. Facebook
Previous ArticleBlerando shfaqet me Alaudinin: Me djalin e halles
Next Article Incidenti në Brezovicë, Xhuli Nura thotë se i lajmëroi policët në Inspektorat: Jam krenare me shtetin tonë

Related Posts

WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone

15. Juni 2025

Cilat aplikacione kanë dominuar shkarkimet në Evropë këtë vit?

15. Juni 2025

Zëri i ChatGPT revolucionarizohet – Bisedoni me të si me një mik të vërtetë

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.