Finlanda për të shtatën herë radhazi zuri vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit vjetor të OKB-së për Lumturinë Botërore që u publikua të mërkurën.
Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë në renditje, me Danimarkën, Islandën dhe Suedinë që pasojnë Finlandën.
Nga 143 vendet e anketuara, Afganistani mbeti në fund të listës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, pas më shumë se një dekade, kanë rënë poshtë 20 vendeve më të lumtura, duke siguruar përkatësisht pozitat e 23-të dhe 24-të.
Kosova zë vendin e 29-të dhe mosha e re janë më të lumtur se ajo mbi 60 vjeç.