Policia gjermane raportohet se e posedon një letër (email), ku thuhet se është tregimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimani.
Sipas gazetës Westfalen-Blatt, thuhet se Ayman Krit, e pranon vrasjen e 33-vjeçarit.
Me këtë rast, hetuesit që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë e kanë këtë email.
Por, ende nuk dihet nëse kjo letër e njërit prej atentatorëve, është autentike.
“E rreme apo e vërtetë? Doli letra e rrëfimit për vrasjen e Besar Nimanit”, është titulli i Westfalen-Blatt transmeton Klankosova.tv
Në mbrëmjen e 9 marsit, boksieri profesionist nga Kosova Besar Nimani, u vra në Bielefeld të Gjermanisë.
Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin.
Nimani vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra.