Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherazi edhe aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka kaluar me sukses operimin e tretë për tumor.
Ditë më parë, ajo njoftoi se po nis një rrugëtim të ri në spitale, për të marrë tretmanin e nevojshëm lidhur me këtë problem serioz shëndetësor.
Përmes një reagimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Matoshi ka deklaruar se ka marrë mesazhe të shumta motivuese dhe fjalë të ngrohta nga rrethi i saj.
“Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe. Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë” ka thënë mes të tjerash Matoshi.