Matthew Perry ia ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe në leximin e testamentit të tij. Testamenti i hartuar që në 2019-ën dhe i pandryshuar që atëherë, u lexua 5 muaj pas vdekjes së papritur të aktorit.
Pasuria e tij ka një vlerë prej më shumë se 1 milion dollarësh.
Ekzekutuesit e testamentit janë Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan.
Si do të ndahet pasuria?
Një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë babait të tij John, nënës së tij Suzanne Morrison, gjysmë motrës së tij Caitlin Morrison.
Deri këtu gjithçka duket normale. Po Matthew ka menduar edhe për ish-partneren.
Edhe Rachel Dunn do të përfitojë nga testament, edhe pse ajo dhe Matthew ishin bashkë vetëm dy vite, nga 2003 në 2005.
Honoraret nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, si dhe të drejtat nga autobiografia e tij, gjithashtu u takojnë atyre.
Një pikë tjetër që ka nxitur habinë në rrjet është një paragraph ku shkruhet:
Nëse ka pasardhës, ata nuk kanë të drejtë për asnjë nga pasuritë që Mattheë la.
Aktori nuk ka pasur kurrë fëmijë. A dyshonte ai se dikush mund të përpiqet të kërkojë para që nuk i përkasin, me justifikimin e lidhjes farefisnore të shkallës së parë? Dhe nëse po, kush mund të jetë ai person?