Papa Françesku bëri thirrje të dielën për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, pasi ai tregoi shenja shërimi pas problemeve me bronkitis.
“Çdo ditë mbaj në zemrën time me dhimbje vuajtjet e popullatave në Palestinë dhe Izrael për shkak të armiqësive të vazhdueshme, mijëra të vdekur, të plagosur, të zhvendosur,” tha Françesku të dielën në Romë.
Françesku theksoi pasojat e konfliktit te fëmijët dhe kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve të marra në bastisjen e Hamasit më 7 tetor, raportoi Reuters.
“A mendoni vërtet se mund të ndërtoni një botë më të mirë në këtë mënyrë? A mendoni vërtet se do të arrini paqen? Mjaft të lutem! Le të themi të gjithë mjaft të lutem! Ndalo!”