Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Olta Gixhari nis pushimet – tregon linjat trupore

22. Juni 2025

“Aty ku një peshk ka vendin”, Festa Qoqaj ndez rrjetin me fotot nga plazhi

22. Juni 2025

Reagon Papa pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Ndalojeni tragjedinë e luftës

22. Juni 2025

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

22. Juni 2025

Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius

22. Juni 2025

Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

22. Juni 2025

IDF: Izraeli ende ka një sërë qëllimesh në Iran pas sulm’eve të ShBA-së

22. Juni 2025

Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran

22. Juni 2025

Gjermania i kërkon Iranit të rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

22. Juni 2025

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

22. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut
Showbiz

Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut

2. März 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhti të qëllimit për t’i shërbyer njerëzimit, duke i shërbyer në vend të kësaj përfitimit personal.

Në padinë e paraqitur në gjykatën e lartë në San Françisko, miliarderi Musk tha se kur financoi krijimin e kompanisë OpenAI, ai pati arritur një marrëveshje me Altman dhe presidentin e kompanisë Greg Bockman, për ta mbajtur kompaninë e inteligjencës artificiale në formën e një organizate jofitimprurëse që do të krijonte teknologji në të mirë të publikut.

Sipas marrëveshjes së themelimit, kompania OpenAI do ta bënte gjithashtu të disponueshëm për publikun kodin e saj, në vend që ta shfrytëzonte atë ekskluzivisht për përfitimin privat të kompanisë, thuhet në padi.

Megjithatë, duke hyrë në një raport të ngushtë me korporatën Microsoft, kompania Open AI dhe drejtuesit e saj të lartë i “vunë zjarrin” marrëveshjes dhe “tjetërsuan” misionin e kompanisë, thuhet në padinë e Musk.

Kompania OpenAI nuk pranoi të komentojë të premten për këtë padi.

“OpenAI, Inc. është transformuar defakto në një nëndegë të mbyllur për publikun të kompanisë më të madhe teknologjike të botës: Microsoft-in”, thuhet në padinë e paraqitur të enjten. “Sipas Bordit të saj të ri, ajo jo vetëm që po prodhon, por edhe po përmirëson një produkt të inteligjencës artificiale (AGI) për të maksimizuar fitimet për Microsoft-in, në vend të përfitimeve në të mirë të njerëzimit”.

Sistemet e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI – Artificial General Intelligence) mund të kenë rezultate po aq të mira sa njerëzit, madje ndoshta edhe më të mira, për një shumëllojshmëri funksionesh.

Padia e Musk bazohet tek thyerja e kontratës, tek shkelja e besimit dhe tek praktikat e padrejta të biznesit. Musk kërkon gjithashtu lëshimin e një urdhri nga gjykata që do t’ia ndalonte kompanisë Microsoft të përfitojë nga teknologjia e kompanisë OpenAI.

Musk ishte një investitor i hershëm në kompaninë OpenAI kur ajo u themelua në vitin 2015 dhe ishte bashkëdrejtues në bordin e saj, së bashku me Altman. Në padinë e Musk thuhet se ai investoi “dhjetëra miliona” dollarë për laboratorin kërkimor të këtij entiteti jofitimprurës.

Musk dha dorëheqjen nga bordi në fillim të vitit 2018. Në atë kohë, kompania OpenAI tha se ky ndryshim do të parandalonte konfliktin e interesit, ndërsa drejtuesi i Teslas po rekrutonte punonjës të talentuar në fushën e inteligjencës artificiale, për të krijuar teknologjinë e drejtimit automatik të makinave elektrike që prodhon kjo kompani. “Kjo do të eliminojë konfliktin e mundshëm në të ardhmen për Elonin”, thuhet në një postim të kompanisë OpenAI të bërë në shkurt 2018. Që nga ajo periudhë, Musk ka thënë gjithashtu se kishte mosmarrëveshje për drejtimin që po merrte kompania e re, por ai vazhdoi të dhuronte fonde për këtë entitet jofitimprurës.

Elon Musk
Share. Facebook
Previous ArticleDyshohet për një person të vdekur në Pejë
Next Article Një ish-fitues dhe një finalist, dy banorë të rinj i bashkohen të shtunën shtëpisë së Big Brother

Related Posts

Olta Gixhari nis pushimet – tregon linjat trupore

22. Juni 2025

“Aty ku një peshk ka vendin”, Festa Qoqaj ndez rrjetin me fotot nga plazhi

22. Juni 2025

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

22. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Olta Gixhari nis pushimet – tregon linjat trupore

Read More

“Aty ku një peshk ka vendin”, Festa Qoqaj ndez rrjetin me fotot nga plazhi

Read More

Reagon Papa pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Ndalojeni tragjedinë e luftës

Read More

Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.