Përderisa rënia e flokëve është problem për gratë dhe burrat, farmacistët e dermatologët po këshillojnë mënyra të ndryshme për të parandaluar atë.
Ata kanë thënë se suplementet si vitamina D, biotina dhe vaji i farës së kungullit janë tri suplementet më të mira kundër rënies së flokëve.
Dermatologia Elaine F.Kung ka thënë për “She Finds” se vitamina D, e cila vjen nga dielli e që ndihmon për forcimin e eshtrave, luan rol të rëndësishëm dhe të flokët.
Kjo vitaminë është e para që rekomandohet nga dermatologët kur bëhet fjalë për rënien e flokëve e që gjithashtu mund të ndihmojë edhe në rritjen e tyre.
Suplementi i dytë me radhë është biotina e cila është vitaminë B që tretet në ujë dhe gjendet në shumë produkte ushqimorë si dhe kozmetike.
Biotina njihet edhe si vitaminë B7 ose vitaminë H dhe është pjesë e vitaminave B kompleks.
Elaine ka thënë se ia vlen të përdoret biotina kundër rënies së flokëve sepse mundëson një qarkullim më të mirë të gjakut në kokë, gjë që ndihmon kundër dobësimit të flokëve.
Suplementi i tretë është vaji i farës së kungullit i cili gjithashtu ndihmon në dendësinë e flokëve si dhe rritjen e tyre.
Elaine ka thënë se vitamina D, biotina e vaji i farës së kungullit mund të jenë më të mira se sa kolagjeni, elastina dhe vaji i kokosit.
Megjithatë ekspertët këshillojnë që para se dikush të fillojë të marrë suplemente të konsultohet me dermatologun.