Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Ekzekutori tregon si e planifikuan vrasjen e babait: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë
Rajon

Ekzekutori tregon si e planifikuan vrasjen e babait: Ishte i shtrirë në njërën dhomë, e qëllova 4 herë

24. Februar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

24-vjeçari Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 49 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

KlanNews ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Bashkëshortja e viktimës është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e krimit.

Shkak i ngjarjes së rëndë në familje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme dhe se viktima donte të fejonte vajzën Hygerta me një djalë të cilin ajo nuk e pëlqente.

Pasi vranë babain, trupin ja varrosën në kasollen pranë shtëpisë së tyre, ndërsa makinën e tij e braktisën në rrugë në sektorin Rinia. Më pas djali 24-vjeçar Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim për zhdukjen nga banesa të babait.

Por dy javë nga ky kallëzim, grupi hetimor i Durrësit zbuloi se nuk bëhej fjalë për largim të personit nga banesa, por për një krim të rëndë./TVKlan/

Durres
Share. Facebook
Previous ArticlePrishen raportet? Heidi-Romeos: Kam nevojë të mendohem
Next Article Alba ua heq kurreshtjen të gjithëve, publikon foto në bikine nga plazhi

Related Posts

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur

16. Juli 2025

Zjarr i madh në Fier, pritet ndërhyrja e helikopterit

14. Juli 2025

Rast i rrallë në Shqipëri: 28 vjeçari inskenon rrëmbimin, tentoi ta mashtronte babain për para

13. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.