Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Pse V.I.P-at shqiptarë po përdorin gjithnjë e më shumë YouTube për projektet e tyre?
Showbiz

Pse V.I.P-at shqiptarë po përdorin gjithnjë e më shumë YouTube për projektet e tyre?

18. Februar 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ndërkohë që TikTok-u po bën namin, të famshmit shqiptarë po rikthejnë një trend që ndonëse gjenerata Z ndoshta e ka harruar, vijon të jetë prezent, i thjeshtë dhe fitimprurës. Duke nisur që nga Agron Llakaj, Albana Osmani, Bledi Strakosha, Isli Islami e deri tek Elvis Pupa, Fjoralba Ponari dhe Alketa Vejsiu, të gjithë po i inkurajojnë njerëzit që t’i ndjekin projektet e tyre në kanalet përkatëse në YouTube.

Personazhet e njohur i janë drejtuar platformës për projekte që i lejojnë të kenë një qasje më personale ndaj publikut, si dhe kontroll mbi financat dhe përshtypjet që audienca ka.

Agron Llakaj, në një intervistë për “Aldo Morning Show”, tregoi se do të ketë një kanal të ri në YouTube, duke thënë: “Jemi duke u përgatitur për një “Al Pazar” të vogël, të cilit ende s’ia kemi vendosur emrin. Po bëjmë një rikthim, me një staf të reduktuar. Në bazë do të ketë humorin”, tha aktori i humorit.

“Në qoftë se do ta kesh kohën sepse vetë gjatësia e materialit është diku te 38-40 minuta që nuk e ka komoditetin çdokush të të ndjekë, ka qëllimin e coëptimit të pjesëzave të cilat krijojnë interesin apo intrigën e atij që të ndjek. Me këtë qëllim po e realizoj, duke e materializuar në kanalin e Youtube, ajo automatikisht pastaj nëpërmjet mjeshtrave të letrës, kalon duke u bërë një libër”, u shpreh ai.

Albana Osmani gjithashtu ka publikuar një postim në Instagram, ku njofton njerëzit që ta ndjekin në YouTube. “Kërkoj të më bëni subscribe në kanalin tim në YouTube, sepse sa më shumë të mblidhemi aty, aq më shumë gjëra të bukura do të jetojmë së bashku”, u shpreh.

Bledi Strakosha është një tjetër emër që i është bashkuar “trendit” dhe njofton ndjekësit që të shohin të rejat që ai sjell në kanalin në YouTube.

Edhe Isli Islami do të bëjë një emision të ri, të emëruar “n’AUDI”.

Alketa Vejsiu, gjithashtu, përmes podkastit “Inspire” nga revista Class, fton ndjekësit ta dëgjojnë në YouTube.

Elvis Pupa ka një kanal në YouTube ku bën skeçe humori, fton njerëz të ndryshëm, ndan përvoja me të shoqen, si dhe ka realizuar edhe një emison.

Moderatorja Fjoralba Ponari ndan përmes vlog-eve në YouTube copëza të ndryshme rrëfimesh, si dhe udhëtimesh, si ai në Japoni dhe rishtazi në Romë.

Por, pse të gjithë janë fiksuar me projektet në YouTube?

– YouTube është një rrjet social shumë i përhapur dhe i përdorur. Për disa njerëz është mënyrë e shpejtë për të bërë para, ndërsa për disa të tjerë mund të lidhet me pasionin për të treguar përditshmërinë, për të frymëzuar, apo për të ndërgjegjësuar dhe inkurajuar ndjekësit. Cilado qoftë arsyeja, sërish YouTube të shpërblen në aspektin monetar.

– Shikimi i videove online është një praktikë kaq e përhapur, ndaj me shumë gjasa ke parë shumë njerëz të famshëm në TikTok që ftojnë ndjekësit dhe jo vetëm që t’i shohin videot e tyre në reels-at e Instagram-it, ose në YouTube. Në këtë të fundit, qarkullojnë miliarda video dhe vetë platforma ka rreth 4 miliardë shikime përditë.

Pra, YouTube e bën shumë të thjeshtë që personat e famshëm të shkojnë tek audienca, duke krijuar video, si dhe promovon kreativitetin dhe punën e krijuesve të kontentit.

– YouTube është i renditur gjithashtu në pjesën e “Videos” në kërkimin që ne kryejmë në Google, çka e bën edhe më të thjeshtë kërkimin e njerëzve dhe gjetjen e videove të personazheve të famshëm. Mund ta keni vënë re se videot shfaqen shpesh në kërkimin që bëni në Google, pra vetë Google e percepton të rëndësishëm shikimin dhe klikimin e tyre.

– Një tjetër arsye është qasja që një artist ose krijues kontenti do të ketë tek audienca. Moderatorë e humoristë të ndryshëm janë “të detyruar” që të ndjekin një skaletë e një skenar, ndërsa në YouTube shfaqen në mënyrë më të afërt, pa një minutazh të caktuar dhe mund të ndajnë rrëfime personale me publikun. Videot dhe projektet në YouTube mundësojnë një frymë të re dhe një raport më të ngushtë mes të famshmëve dhe ndjekësve të tyre.

Siç mund ta kesh vënë re, zakonisht, personazhet e famshëm e kanë emrin e kanalit në YouTube me emrin e vet, pra jo me nofka. Kjo, sepse është e rëndësishme që YouTube të lidhet edhe me kanale të tjera, si Instagram apo TikTok. Duke qenë se këta njerëz njihen nga publiku, është më mirë që kanalet në YouTube t’i kenë me emrin e tyre.

– Përmes YouTube-t “eksperimentojnë” me atë që duan t’i japin audiencës. Klikimet në YouTube dhe komentet nëpër video e bëjnë shumë më të lehtë që personazhet publikë të njohin audiencën dhe të dinë se ç’t’i ofrojnë asaj. Kështu, mund të eksperimentojnë, ta dinë se ç’pëlqejnë ndjekësit dhe t’ua ofrojnë.

tik tok
Share. Facebook
Previous ArticleNora Gjakova: Kënaqësi që mposhta serben, sidomos një ditë para Pavarësisë së Kosovës
Next Article Ledioni thumbon sërish Arbanën: Po ike nga prezantimi i Big Brother…

Related Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.