Pasi qeveria gjermane e ka hequr bonusin për blerjen e automjeteve elektrike, shitjet e tyre ranë deri në 55 për qind në muajin janar. Nga ana tjetër, janë rritur shitjet e automjeteve me benzinë dhe naftë.
Në muajin e fundit të vitit 2023, Gjermania eliminoi para kohe bonusin e dhënë nga shteti për blerjen e automjeteve me zero emetim.
Si rezultat, prodhuesit e automjeteve u detyruan t’i ulnin çmimet për t’i tërhequr blerësit. Luftën me çmimet “dumping” në Gjermani e nisi Tesla. Megjithatë, rekordi u reduktua nga Dacia, e cila pothuajse e përgjysmoi çmimin, duke ulur vlerën origjinale të modelit Spring deri në 10 mijë euro, ndërsa, për shembull, BYD kineze uli çmimet e modelit Atto 3 me 15 për qind.