Përshëndetje në serinë e radhës Ledri – Sara – Dafina. Uluni, merrni kokoshkat dhe na lexoni!
Ne shpirtrat kuriozë ende nuk e dimë a janë ndarë apo jo Ledri dhe Sara, por kjo paqartësi s’e ndaloi reperin që në një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalën, ashtu duke qeshur, të thoshte: “Nuk mundet që Dafina të mos më ketë mua mik. Sado që të mërzitet…”
Sigurisht, njerëzit e komentuan shumë deklaratën e tij dhe disa menduan se Ledri thjesht s’rri dot pa folur për Dafinën dhe është ende i dashuruar me të.
Ca të tjerë, mendojnë se Ledri është i papjekur dhe të tjerë komentues mendojnë shprehen se Ledri thjesht tregoi mungesë respekti ndaj Sarës.
Videon mund ta ketë parë dhe Sara Hoxha, e cila promovoi një maskë sysh, por gjatë procesit të reklamimit, e rregullonte me gishtin e mesit. Në sfond, ishte kënga “Abcdefu” nga Gayle, teksti i të cilës është:
“F*ck you dhe nëna jote
Dhe motra jote
Dhe puna jote”
***
“F*ck you dhe miqtë e tu
Të cilët nuk do t’i shoh më kurrë”
Qartë Sara!
Natyrisht, s’e përjashtojmë mundësinë që e gjitha mund të jetë një rastësi. Sara mund të mos e ketë dëgjuar fare intervistën, ose e ka dëgjuar dhe s’i ka bërë përshtypje, sepse ajo s’është xheloze fare, por gjithsesi, tensionin virtual mund ta ndiejmë.
P.S.: Ndiejmë gjithashtu se mund të ketë një seri tjetër.