Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Ish-Miss Kosova viktimë e dhunës në familje, denoncon ish-bashkëshortin në Polici
Showbiz

Ish-Miss Kosova viktimë e dhunës në familje, denoncon ish-bashkëshortin në Polici

11. Februar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre. Nga këto situata nuk kursehen as fytyrat publike dhe gratë që janë me ndikim në shoqëri. Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar dje edhe një figurë e njohur e showbizit shqiptar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për ish-Miss Kosovën, Drenusha Latifi, e cila ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Latifi është ankuar tek organet e rendit se ish-bashkëshorti vazhdimisht e shqetëson dhe e përcjell nga mbrapa, duke ngjallur tek ajo frikë dhe shqetësim.

Bazuar në dëshminë e 38-vjeçares, Kardesh e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, gjë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek ajo dhe për këtë është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari Atilla Kardesh është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se ish-çifti Drenusha dhe Atilla i dhanë fund lidhjes së tyre vitin e shkuar pas 10 vitesh martesë. Nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë të përbashkët, një vajzë dhe një djalë.

Përpos e njohur si më e bukura e Kosovës, Drenusha Latifi kishte sfiduar veten edhe në muzikë, por që ka kohë që është tërhequr nga skena.

Ajo i është përkushtuar tërësisht familjes dhe ka vazhduar jetën e saj në Malmo të Suedisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Drenusha Latifi
Share. Facebook
Previous Article“Nuk jam ndarë përfundimisht”, Sara shokon me deklaratën për boksierin pas lidhjes me Bardhin
Next Article Kush u eliminua mbrëmë nga shtëpia e BBVA 3

Related Posts

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.