Enver Sekiraqa i akuzuar se ka nxitur vrasjen e Triumf Rizës është lënë i lirë. Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë u vendos që masa e arrestit shtëpiak të i hiqet.
Avokatja e tij Kosovare Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se ai tashmë është i lirë dhe se ka për detyrë paraqitjen në polici
njëjti ka qene në arrest shtëpiak qe dy vite. Dje është vendos nga Gjykata që të hiqet kjo masë dhe te zëvendësohet me atë në paraqitje në polici”, tha ajo.
Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.