Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa, ka thënë se bashkë me Blerandon e kanë bërë planin që ta largojnë Metin prej shtëpisë.
Vesa tha se “hallall i qoftë Blerandos që e qiti Metin, sepse ne e kemi pas bërë planin, i thosha ‘provokoje pak Metin se vetëm në kuzhinë po rrinë’”.
“I thashë “hajde e shtim në banjo”. Hallall i qoftë sepse ai u provokua, djali s’i ka bërë. Nëse preket Meti, ky s’ka çka i bën. Loja ka qenë me i qitë ne banorët njëri-tjetrit prej shtëpisë, ai e bëri”, tha Vesa në “Post Big Brother”.