18-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic është takuar me ish-sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic.
Ai bëri një fotografi me ish-reprezentuesin e Suedisë pas ndeshjes së zhvilluar sonte, mes Frosinones dhe Milanit, e fituar nga “Rossonerët” me rezultatin 2:3.
“Kënaqësi që u njohëm, legjendë”, shkroi Arijoni në fotografinë e publikuar në “Instagram”.
18-vjeçari është me prejardhje nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Gjermani. Ai ka shtetësi gjermane dhe deri më tani ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.