Me gjashtë trofe deri më tash, këngëtaren nga Kosova me famë botërore e presin edhe tre. Është nominuar në tri kategori dhe e sigurt është se do të ngjitet në skenën e “O2 Arena”. Por kryepersonazhe e ceremonisë së sivjetme të “Brit Awards” është këngëtarja 26-vjeçare, Raye. Pop-artistja ka bërë histori në “Brit Awards” duke u bërë artistja e parë që merr shtatë nominime në një vit
Ajo deri më tash ka gjashtë trofe të çmimit prestigjioz. E vulosi suksesin më 2022, kur rrëmbeu trofeun që e kurorëzoi si artistja më e mirë pop/R&B në “Brit Awards”. Lipa, e cila nuk ishte e pranishme në ceremoni atë vit, do të përdorte rrjetet sociale për ta ndarë gëzimin me ndjekësit e saj. “Ani pse do të donim që të ishim në Londër që të festojmë së bashku me ju – ne kemi qenë duke ushtruar që të japim një spektakël sa më të mirë për ju”, kishte shkruar ajo. Këngëtarja ishte në përgatitje të paraqitjes së saj në Miami të Floridës, në kuadër të turneun e saj “Future Nostalgia”.
Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori Çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, më 2019, ajo mori përsëri Çmimin për këngën më të mirë me “One Kiss”. Ani pse në 2020 nuk ishte në mesin e të nominuarve, u rikthye në vitin 2021 me nominim të trefishtë, njësoj si sivjet. Triumfoi në dy kategori: u shpërblye si artistja më e mirë britanike dhe mori Çmimin për albumin më të mirë. Në kategorinë për albumin më të mirë pati triumfuar me “Future Nostalgia” që ia dha epitetin alfa e discos. Atë vit nuk arriti të triumfonte në kategorinë për këngën më të mirë me hitin “Physical”.
E sigurt për sivjet është që nuk do të mungojë në ceremoni. Është artistja e parë e konfirmuar që do të performojë më 2 mars në “O2 Arena” në Londër.
Por kryepersonazhe e ceremonisë së sivjetme të “Brit Awards” është këngëtarja 26-vjeçare, Raye. Pop-artistja ka bërë histori në “Brit Awards” duke u bërë artistja e parë që merr shtatë nominime në një vit të vetëm dhe kurorëzon një rikthim të shkëlqyeshëm në karrierë pas viteve të shpenzuara në pritje për sukses në një label të famshëm muzikor. Raye ka dy nominime për këngën e vitit duke përfshirë edhe në kategoritë e artistes më të mirë, pop dhe R&B dhe pavarësisht se debutimi i saj ishte 10 vjet më parë, u nominua edhe në kategorinë e artistit të ri. Ajo gjithashtu është një nga pesë të nominuarit në kategorinë kryesore të albumit të vitit, për “My 21st Century Blues”, një album debutues shumë ambicioz që përmban elementë pop, deep house, hip-hop, funk, R&B dhe balada, me tekste të drejtpërdrejta që trajtojnë temat si dhunimi seksual me të cilin u përball në industrinë muzikore. Mbështetur nga kënga e saj numër 1 “Escapism” – gjithashtu sukses në SHBA – albumi arriti në vendin e dytë në Britani, dhe u pasua nga një version live i regjistruar me një orkestër simfonike në “Royal Albert Hall”.
Falë këngëve të suksesshme në nivel global si “Sprinter” nga “Central Cee” dhe Dave, që dominuan verën, rapi britanik gjithashtu është mirë i përfaqësuar në “Brit Awards” këtë vit. Central Cee dhe J Hus kanë marrë nga katër nominime, përfshirë tri për Little Simz dhe Dave. Little Simz dhe J Hus konkurrojnë me Raye në kategorinë e albumit, së bashku me Blur.
Një tjetër skocez, Calvin Harris, shkon në 14 nominime (përfshirë dy fitore) në “Brits…” gjatë viteve, me tri të tjera në kategoritë dance, pop dhe të këngës më të mirë pas njërit prej hiteve më të mëdha të vitit 2023, “Miracle”, një kthim në trance nga vite ’90 me Ellie Goulding në vokal. Këngëtarja e pop-soul, Olivia Dean, përmbyll vitin e saj me tri nominime, pasi ka lansuar një album debutues në “Top-5” dhe ka mbi tre milionë dëgjues në Spotify.
Por disa yje të mëdha si “The Rolling Stones”, Ed Sheeran, Stormzy dhe Lewis Capaldi megjithëse kanë lansuar albume që zënë vendet e para në top-lista, kanë marrë vetëm nga një nominim. Sam Smith dhe “Gorillaz”, të dy favoritë të mbrëmjeve të muzikës në vitet e mëparshme, nuk kanë marrë asnjë nominim.
Përveç Dean dhe “Young Fathers”, të nominuarit për herë të parë përfshijnë raperët K-Trap dhe Casisdead, këngëtaret alt-pop CMAT dhe Caroline Polachek, producenti i muzikës dance, Barry Can’t Swim, këngëtarja e muzikës “afrobeats”, Asake, këngëtarja e soulit, Cleo Sol dhe të tjerë.
Çmimet kanë marrë kritika në të kaluarën për dominimin e meshkujve në nominime, si në vitin 2020, kur vetëm një grua u nominua nga 25 vende në kategoritë me gjini të përzier. Në vitin 2022, organizatorët eliminuan kategoritë e ndara sipas gjinive. Kjo kategori tani është zgjeruar në 10 artistë për të ndihmuar në përfshirjen e një diversiteti më të madh.
Përveçse është e diversifikuar sa u përket racave, këtë vit, përfaqësimi i grave arrin në një shifër inkurajuese prej 57 për qind në nominime të përgjithshme nëse përfshihen grupet.
Çmimet ndahen nga Akademia e “Brit Awards”, e përbërë nga muzikantë, stafi i industrisë dhe figura mediatike, por publiku britanik do të vendosë për fituesit e pesë kategorive të zhanreve, me votim që do të zhvillohet nëpërmjet Instagramit.
Përgatiti: Enis Bytyqi
LISTA E PLOTË E NOMINIMEVE PËR “BRIT AWARDS” 2024
Albumi britanik i vitit
Blur – “The Ballad of Darren”
J Hus – “Beautiful and Brutal Yard”
Little Simz – “No Thank You”
Raye – “My 21st Century Blues”
Young Fathers – “Heavy Heavy”
Artisti britanik i vitit
Arlo Parks
Central Cee
Dave
Dua Lipa
Fred Again
J Hus
Jessie Ware
Little Simz
Olivia Dean
Raye
Grupi britanik
“Blur”
“Chase and Status”
“Headie One & K-Trap”
“Jungle”
“Young Fathers”
Artisti më i mirë i ri
Mahalia
Olivia Dean
PinkPantheress
Raye
Yussef Dayes
Kënga e vitit
Calvin Harris dhe Ellie Goulding – “Miracle”
Cassö, Raye and D-Block Europe – “Prada”
Central Cee – “Let Go”
Central Cee dhe Dave – “Sprinter”
Dua Lipa – “Dance the Night”
Ed Sheeran – “Eyes Closed”
J Hus – “Who Told You”
Kenya Grace – “Strangers”
Lewis Capaldi – “Wish You the Best”
PinkPantheress – “Boy’s a Liar”
Raye – “Escapism”
Rudimental, Charlotte Plank dhe Vibe Chemistry – “Dancing Is Healing”
Stormzy dhe Debbie – “Firebabe”
Switch Disco dhe Ella Henderson – “React”
Venbee dhe Goddard – “Messy in Heaven”
Artisti ndërkombëtar
Asake
Burna Boy
Caroline Polachek
CMAT
Kylie Minogue
Lana Del Rey
Miley Cyrus
Olivia Rodrigo
SZA
Taylor Swift
Grupi ndërkombëtar
“Blink-182”
“Boygenius”
“Foo Fighters”
“Gabriels”
“Paramore”
Kënga ndërkombëtare
Billie Eilish – “What Was I Made For”
David Kushner – “Daylight”
Doja Cat – “Paint the Town Red”
Jazzy – “Giving Me”
Libianca – “People”
Meghan Trainor – “Made You Look”
Miley Cyrus – “Flowers”
Noah Kahan – “Stick Season”
Robin Schulz dhe Oliver Tree – “Miss You”
Olivia Rodrigo – “Vampire”
Peggy Gou – “(It Goes Like) Nanana”
Rema – “Calm Down”
SZA – “Kill Bill”
Tate McRae – “Greedy”
Tyla – “Water”
Rock/alternative
“Blur”
“Bring Me the Horizon”
“The Rolling Stones”
“Young Fathers”
“Yussef Dayes”
Hip-hop/grime/rep
Casisdead
Central Cee
Dave
J Hus
Little Simz
Dance
Barry Can’t Swim
Becky Hill
Calvin Harris
Fred Again
Romy
Pop
Calvin Harris
Charli XCX
Dua Lipa
Olivia Dean
Raye
R&B
Cleo Sol
Jorja Smith
Mahalia
Raye
Sault