Debatet e fundit me tone të larta në shtëpinë e ‘BBV’ duket se kanë rënduar emocionalisht Ledjonën e cila nga spektakli i djeshëm doli në nominim me Ilnisën, Rozën dhe Sarën.
Mëngjesin e sotëm teksa po bisedonte me Eglën dhe Ervinin, ajo është shprehur se dëshiron që të lërë lojën.
Teksa Ledjona tha kështu, Egla ia pret “po shaj ndonjë gjë”. Gazetarja i përgjigjet se ‘do të dalë tamam’ dhe jo me sharje.