Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova Kaderi u eliminua nga gara pak para finales së madhe.
E përfshirë në debate dhe situata të ndryshme, sot ajo ka bërë një reagim për herë të parë.
Kaderi: Nuk po u besoj dot syve sa shumë dashuri jam duke parë! Një eksperiencë e paharrueshme, emocione të pazëvendësueshme. “BBVK” do të ngelet gjatë në mendjen time. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen, njerëzit më të afërt, e sidomos të gjithë ata që më votuan e qëndruan me mua 24/7 para ekranit, nuk do t’ju zhgënjej, ju jam tërë jetën mirënjohëse. Qëndroni pozitiv, duajini më të dashurit tuaj dhe kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kaderi ju do shumë.