Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Çifti në jug të Gazës nuk pret për paqen, shkëmbejnë unazat nën një tendë
Botë

Çifti në jug të Gazës nuk pret për paqen, shkëmbejnë unazat nën një tendë

20. Januar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Mohammed Al Gandur kishte menduar prej muajsh, jo vetëm ditën e dasmës por edhe festën, njerëzit, muzikën, ëmbëlsirën dhe dhuratat që do t’i bënte nuses së tij. Por ëndrrat e tij dhe të bashkëshortes, u shkatërruan nga bombat mbi shtëpitë e të dyve, që prej nëntorit., Kësisoj edhe dasma, siç ishte paracaktuar nga dy familjet, u mbajt në tendë, në jug të Gazës, atje ku mijëra familje kanë gjetur strehë, në këtë dimër të acartë, nga moti dhe lufta, vetëm pak metra më tutje.

Edhe pse nga bombat mbi shtëpi, Shahad humbi gjithçka, fustanin e nusërisë dhe bizhuteritë, ajo përsëri ruan disa tradita, siç janë thonjtë e buzët, pak të lyera, si për të treguar gëzimin.

Brenda tendës, Shahad, me një fustan të bardhë dhe një vel mbi kokë, siç tradita e kërkon, ngre dorën për të vendosur unazën, që e lidh në martesë me Muhamedin.

Para dasmës, të dy kishin menduar gjatë, siç thonë, për mijëra orë, për përgatitjet, përfshirë edhe muzikën ushqimin e pijet, që sot është shndërruar në ujë në gota plastike e muzikë nga një radio. Të dy familjet, Gandur dhe ajo e Shahad thonë se kanë humbur familjarë të tyre në luftë, ndërsa me shumë të tjerë nuk kanë më kontakte prej nëntorit.

“Doja një festë, celebrim, një dasmë. Doja të ftoja gjithë miqtë e mi, të afërmit, kushërinjtë, si të gjithë kur martohen. Falë zotit edhe në këto kushte u rrethova nga njerëz të afërm, që qëndruan krah meje. Nga lufta, kemi 20 martirë në familje. E fejuara ime u përgatit. Kishte bërë gatu veshjet, edhe pse shtëpia e saj ishte shkatërruar nga bombat. Humbi fustanin 2500 $ dhe bizhuteritë që do vendoste. Por s’ka problem, zoti do na e shpërblejë një ditë. Do ja dalim të krijojmë familje tonë,” shprehet dhëndri.

“Kjo ishte dasma e parë në familjen tonë. Ky ishte fati i sime bije. Ëndrra ime ishte ta shihja me një fustan të bardhë, për ta përcjellë në ditën e saj më të bukur. Kishin shumë ëndrra të dyja bashkë, kishim bërë shumë plane. Gjithçka e kishim bërë gati por bombat i shkatërruan. Sa herë i kujton, ajo nis të qajë. Gjithsesi unë i them të mos qajë sepse paratë zëvendësohen. Duhet të jetë e lumtur që ne jemi ende gjallë. Edhe pse shumica e familjes tonë, është ende brenda Gazas. As nuk i kontaktojmë dot, as nuk dimë gjë për ta. Kemi martirë në familje. Kemi të lënduar. Por për vajzën, jam e lumtur sot,” tregon nëna e nuses.

Gaza
Share. Facebook
Previous ArticleJustin Timberlake rikthehet në muzikë
Next Article Zhaklina: Big-u i Kosovës ka marr strategjitë e Big-ut të Shqipërisë së edicionit të dytë

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.