Çifti Selena Gomez dhe Benny Blanco janë shfaqur për herë të parë në një ceremoni së bashku, duke mbërritur në çmimet Emmy, në Los Angeles.
Selena, aktore në serialin “Only Murders in the Building” pozoi me kolegët e saj, Martin Short dhe Steve Martin, e veshur me një fustan nga Oscar de la Renta, të cilin e kombinoi me bizhuteri Tiffany & Co.
Megjithëse ata nuk pozuan së bashku, sërish, Benny u shfaq krah saj, duke shënuar kështu debutimin e parë si çift në një ceremoni të tillë.