Wanda Nara u kthye për të folur për marrëdhënien e saj me Mauro Icardin duke prekur tema të ndryshme.
E nisi me momentin kur ata filluan të njiheshin: “Ne ishim miq, por kishte diçka në ajër, por nuk e dija nëse isha unë, ne të dy, apo edhe dikush tjetër. Ishte çmenduri, më tha se kishte katër celularë për të folur me femrat, i kishte ndarë sipas kontinentit”.
Më pas Nara tregon një histori qesharake: “Një ditë shkuam në varkë me disa miq, aty ishte edhe ish-burri im (Maxi Lopez). Mauro më kërkoi t’i mbaja telefonin, unë pashë përreth dhe e hodha në ujë. Rreth orës 18:00 ai filloi të kërkonte celularin e tij si një njeri i dëshpëruar, duke ngritur të gjitha dyshekët. Edhe unë po e kërkoja, por telefoni ishte zhdukur”.
Menjëherë mes të dyve lindi një pasion i madh: “Në atë dyshek duhet të kenë kaluar dyqind gra, por pas meje ishte shkatërrim total. Dysheku nuk ishte më i nevojshëm. Të nesërmen, e mbaj mend akoma dhimbjen që kisha brenda, sepse nuk isha mësuar të jepja maksimumin, merrja Ibuprofen çdo katër orë”, përfundoi bashkëshortja dhe agjentja e sulmuesit sot te Galatasaray.