Moderatorja e njohur, Luana Vjollca vazhdon të marr vëmendje pas çdo postimi që bënë.
Bukuroshja së fundmi ka shijuar pushimet në Miami, nga ku nuk kanë munguar as imazhet atraktive nga atje.
Si çdo herë tjetër, prezantuesja e “Love Island Albania” shfaqet tërheqëse teksa thekson linjat trupore në çdo fotografi.
Për 2.1 milionë ndjekësit e saj, Luana ka publikuar disa imazhe të reja, pranë detit e veshur më një fustan të ngushtë ngjyrë të kaltër dhe me flokë dredha.
E buzëqeshur, ajo duket mjaftë e lumtur, ndërsa nuk kanë munguar as komentet pozitive për të.
“Lumturia jote është gjithçka. Kurrë mos e harro këtë”, ka shkruar ajo krahas fotografive.