Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Kjo është si dita e gjykimit për mua. Ndjej shumë pikëllim. A mund ta imagjinoni se çfarë kam kaluar duke parë fëmijët e mi duke vde’kur?”, thotë Amina. Ajo ka humbur gjashtë fëmijë. Asnjë prej tyre nuk ka kaluar moshën tre vjeç dhe një tjetër tani po lufton për jetën e saj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Bibi Hajira shtatëmuajshe ka përmasat e një të porsalinduri. Duke vuajtur nga kequshqyerja e rëndë akute, ajo zë gjysmë shtrati në një repart në spitalin rajonal të Jalalabad në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit. “Fëmijët e mi po vdesin për shkak të varfërisë. Gjithçka…
Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri ai e ka marrë përsipër vetëm dhe do t’i duhet pak kohë për të gjetur bashkëpunëtorët. Luizi u premton ndjekësve se nuk do të zhgënjehen edhe sikur të duhet të paguajë gjithçka vetë, Por, ai ka zbuluar se do të ketë një partnere në film, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar. “Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime? Meqenëse jam vetëm, do…
Pas suksesit me këngën “Lule”, Bejta s’vonoi shumë dhe erdhi me projektin e ri muzikor i cili titullohet “Për ty”. Me një ritëm pothuajse të njëjtë, artisti sërish bëri për vete audiencën. ritur gati 500 mijë shikime në tre ditë dhe më shumë se nëntë mijë pëlqime në YouTube. Kjo tregon se audienca shqiptare mirëpriti Bejtën si pjesë e re e estradës.
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga pushimet. Çka merr vëmendjen është edhe mbishkrimi në këto foto. “E bukur dhe e rrezikshme”, ka shkruar bukuroshja, sikur të dojë ta thumbojë ish të dashurin e saj, Lumbardh Salihun.
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi që sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën pasdite dhe të martën gjatë gjithë ditës priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta dhe shkarkime rrufesh, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave. Duke pasur parasysh këto kushte, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar. “Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq. Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj”, thuhet në paralajmërimin e Komunës. …
Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj dhe Blerando bënë bujë të madhe në media. Ata u komentuan për një lidhje dashurie të mundshme, pasi ishin shumë të pëlqyer nga publiku. Mori shumë kohë derisa ata ndoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale, ku më pas Shqipja dhe u shfaq në njërin nga klipet e këngës së Blerandos. Kjo pasi ata “zhdukën” njëri-tjetrin nga Instagrami. Ç’po ndodh…?
Sara Gjordeni ka dhënë detaje rreth albumit të të dashurit të saj, Bardhit. Ajo iu tregoi ndjekësve se artisti ka punuar disa këngë, njëra nga të cilat është në bashkëpunim. “Me të parën do qani shumë, në të dytën dhe të tretën keni një Bardh të ri, një e di që do shkojë viral në TikTok, një është bashkëpunim që mezi e prisni, të tjerat nuk mi tregon as mua”, ka shkruar ajo. Bardhi poashtu është duke punuar në këngën e cila i dedikohet fëmijës së tyre të parë i cili edhe pak muaj vjen në jete.
Jennifer Lopez së fundmi i dha fund martesës së saj, duke konfirmuar thashethemet për një ndarje me Ben Affleck. Ata tashmë e kanë nxjerrë në shitje vilën e përbashkët më herët. Burimet tani pohojnë se Affleck inicioi blerjen e një pallati luksoz në një nga lagjet më prestigjioze të Los Anxhelosit. “Ben propozoi rezidencën dhe Jennifer bëri kompromis dhe ra dakord”, thanë burimet për People. Ata gjithashtu shtuan pse Lopez ra dakord për blerjen e përbashkët. “Ajo ra dakord për shkak të hapësirës së madhe që mundëson akomodimin e të dy familjeve. Shtëpia ka palestër, zyrë, kënd lojërash dhe dy…
Ronaldo Sharka, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku përpos të tjerave u ndal edhe te banorët e Big Brother VIP. Gazetari u shpreh se disa prej tyre janë treguar “dembelë” duke mos e shfrytëzuar plotësisht vëmendjen që jep formati për të ruajtur ose shumëfishuar famën. Mirëpo, gjatë bisedës u tha se disa banorë kanë zgjedhur që disa gjëra t’i lënë jashtë vëmendjes. Gazetari Blendi Salaj zbuloi se ka pasur një takim mes dy finalistëve të këtij edicioni, për të cilin nuk është publikuar asgjë. Neada Muçaj: Po mendoj tani me kë duhet të bënte foto Egla që…
Fotoreporteri i “New York Times”-it: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte
Alan Chin, fotoreporteri i “New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit1998, ka vizituar Prishtinën të hënën. Teksa mori pjesë në një bashkëbisedim me “Reporting House”, fotografi i njohur, ka thënë se Kosova është një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte nga vendet që ka vizituar pas lufte. “Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër”, ka thënë ai. Chin ka treguar historinë e tij, se si ka…