Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se trupi i viktimës është dërguar në obduksion. “HETIM MBI VDEKJEN- Fushë Kosovë / 12.12.2024 – 17:50. Raportohet se më 22.12.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian. Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri tha se vendosja e rregullave do të lejojë të gjithë turistët të shijojnë më mirë shatërvanin, pa konfuzion. Gualtieri tha gjithashtu se autoritetet po konsideronin të vendosnin një çmim modest për hyrjen për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit. Projekti tre-mujor i restaurimit të shatërvanit përfshinte heqjen e mykut dhe kalciumit.
Nuk ka dyshim që këngëtari Blero Muharremi qëndron në krye të mediave rozë për shkak te jetës së tij private, përkatësisht për lidhjet e dashurisë. Duke hulumtuar në profilin e tij kemi parë disa detaje të cilat çojnë në dyshime se ai ka nisur lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Agneta Emsha. Ne kemi krahasuar fotografitë ku shihet ish e dashura e Bleros në shtëpinë e tij dhe ajo ka publikuar fotografi po nga i njëjti ambient. Madje, një Instastory, që e ka publikuar më herët ku shihet se e ka kapur për dore vërehet byzylyku i njëjtë me…
Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD-së në Berlin, Komisioni i brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i kontrollit parlamentar, i cili kontrollon punën e shërbimeve të inteligjencës do të merret me situatën e sigurisë në Gjermani, më 30 dhjetor. Pas sulmit, ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser njoftoi hetime shtesë për të zbuluar, se cilat autoritete kishin pasur më parë të dhëna për autorin. “Hetimet nga autoritetet e sigurisë janë në veprim të plotë”, tha Faeser në një deklaratë, raporton DW-ja.
Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në Festivalin e Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pas një garë të fortë dhe shumë konkurruese, këngëtarja nuk arriti të fitonte këtë vit, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025. Pasi u shpall fituese e çmimit të dytë, Elvana falënderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se, pavarësisht nga rezultati, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. “Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më…
Xheneta dhe Gjesti kanë biseduar me njëri-tjetrin rreth marrëdhënies së tyre. Xheneta e pyeti Gjestin për momentet më të veçanta, ndërsa e pyeti edhe nëse i kujtohet puthja tyre e parë. Gjesti tha se e mban mend kur e ka puthur, teksa e thekson si momentin më të bukur brenda shtëpisë. Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: TË TJERA NGA SHOWBIZ
Elton Ilirjani ka dhënë një deklaratë lidhur me gjendjen e Parashqevi Simakut, duke theksuar se sot ka kaluar një javë që kur ajo u gjet në stacionin e trenit në New York. Eltoni thotë: “Dua të jap informacion lidhur me ndihmën që i është dhënë Parashqevi Simakut dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe biznesmenë që jetojnë këtu, në SHBA, me origjinë nga Shqipëria. Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut, nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë, të cilët u deklaruan me të…
Një femër është arrestuar në Prishtinë, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. “Prishtinë / 22.12.2024 – 00:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës
Vite më parë, Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi ishin dy emra të njohur të skenës muzikore. Ata kanë ndarë momente të veçanta por edhe kanë bashkëpunuar për projekte të ndryshme, shkruan Indeksonline. “Simpatia” quhet hiti i tyre i cili përkundër viteve vazhdon të dëgjohet akoma. Mirëpo, me kalimin e viteve, dyshja kanë ndryshuar rrugët në jetën e tyre profesionale.
Ministria e Bujqësisë ka dalë me reagim zyrtar pasi BE-ja bllokoi disa ngarkesa me manderina shqiptare, të cilat përmbanin pesticide të ndaluara të përdorura nga kultivuesit. Ministria e Bujqësisë sqaron se nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është vjelë dhe është shitur në tregun…