Author: G. R.

Pjesëmarrja e Kimit në ‘American Idol’ ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Ai këndoi shqip para jurisë këngën ‘Oj Kosovë oj nana ime’. E Shkurta, sigurisht që ishte krenare që kënga e saj u përformua në kërë spektakël. Ajo hyri live në rrjetin social Instagram duke e falendëruar Kimin ku i tha se ai duhet të vazhdojë të na bëj krenar. Më poshtë keni pak nga biseda e tyre.

Read More

Kim Kardashian mori gjithë vëmendjen në sfilatën e Balenciaga për Paris Fashion Week teksa u shfaq e veshur me një fustan disi gotik në stil, me detaje të shumta dantelle dhe detaj golfi në qafë. Edhe pse nuk kishte vënë asnjë aksesor, por kishte stiluar flokët në mënyrë perfekte, nuk kaloi pa u vënë re detaji i etiketës së Balenciaga-s, varur pas shpinës së saj. Kim ishte e rrethuar nga stafi i saj dhe një turmë fotografësh, ndaj njerëzit e kuptuan shpejt se ai detaj nuk ishte rastësi, madje e komentuan me shaka si aksesorin e zgjedhur për veshjen. Si…

Read More

Të dhënat tregojnë një numër më të madh se sa pritej të rasteve të sindromës Guillain-Barre në mesin e të moshuarve që marrin vaksinën RSV nga Pfizer. Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes që mund të shkaktojë sëmundje të rënda te foshnjat dhe të moshuarit, shkruan Health News. Për shkak të rreziqeve për njerëzit në këto grup mosha, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që individët e moshës 60 vjeç e sipër të diskutojnë marrjen e një doze të vaksinës RSV me ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor. Agjencia rekomandon gjithashtu…

Read More

Dhe pse nuk ka një konfirmim prej dyshes, ose të paktën prej Azetit i cili është jashtë shtëpisë dhe me siguri është në dijeni për lajmet që qarkullojnë në rrjet, një dron i çuar në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’ ditën e sotme për Erjolën, ka ngritur më shumë dyshimet. Kush është ‘A’ vallë? tani që iu zbulua romanca Azeti i ka nisur dron Erjolës?

Read More

Sara Hoxha ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale Trashegimtarja e Top Chanel, ka njoftuar se sot Ledion Liços i ka ndodhur e papritura, shkruan Raporto24. Prezantuesi në fjalë duket se ka ngaterruar ditët e javes, dhe është përgatitur për moderimin e Big Brother Vip Albania. Ledioni ka fituar një simpati të madhe në prezanimin e BBVA.

Read More

“Edhe një natë” mes Xhensila Myrtezajt dhe Noizyt rezultoi një projekt shumë i suksesshëm pasi në YouTube sot ka mbi 49 milionë shikime. Me sa duket ky sukses ka bërë që ata të takohen sërish dhe të punojnë bashkë për një projekt të dytë muzikor. Kështu të paktën ka zbuluar Xhensila gjatë një performance në Itali. Ajo tha se shumë shpejt vjen një këngë me Noizyn, teksa po priste të niste performancën me këngën e lartëpërmendur.

Read More

Lëkundje të forta tërmeti ka pasur në Turqi. Tërmeti me magnitudë 4.9 ka pasur si epiqendër Çanakala, duke shkaktuar panik te banorët. Sipas mediave turke, tërmeti ka rënë rreth orës 21:38 me orën lokale. Tërmeti është ndjerë edhe në provincat përreth si Stamboll, Balıkesir dhe Bursa.

Read More

Një 65-vjeçare u arrestua nga policia në Gjermani. Raportohet se ajo i kishte mbajtur peng dhjetëra personanë një spital në Gjermani. Sipas mediave atje, rasti ka ndodhur në Aachen. Forcat e shumta policore e kishin rrethuar spitalin në fjalë. Deri më tani siç raporton gazeta e njohur Bild, nuk bëhet e ditur për persona të lënduar. Po ashtu akoma nuk dihen arsyet që e kanë çuar 65-vjeçaren ta marrë këtë veprim. Por, Bild raporton se gruaja ishte shtrirë në atë spital sot rreth orës 17:00. Personeli i spitalit kishte vërejtur tym, ku e dyshuara i kishte ndezur disa fishekzjarre. Thuhet…

Read More

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në mëngjes. Meteo Kosova ka njoftuar se gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara, teksa temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe me shpejtësi prej 15-42 km/h.

Read More

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se nga dita e nesërme Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike. Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo gjë ndodh për shkak se kompanisë aktuale sot i ka skaduar kontrata, duke theksuar se disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF. “Nga nesër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë nuk do të kenë shërbime higjienike fare , pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata ,dhe…

Read More