Author: G. R.

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, ka thënë se futbollisti mund të tërhiqet nga futbolli. Ajo u shfaq në Javën e Modës në Paris, me një fustan me të cilin nderonte partnerin dhe babain e fëmijëve të saj. Në të njëjtin event, ajo konfirmoi se shpejt, Cristiano mund të tërhiqej nga futbolli. “Cristiano do të jetë dhe për një vit, më pas nuk ka më. Ndoshta edhe dy, s’e di”, u shpreh ajo, sipas The Sun. Ronaldo, i cili është tanimë 39 vjeç, ka një kontratë me skuadrën Al-Nassr, e cila skadon në vitin 2025. Futbollisti i famshëm ka thënë…

Read More

Një romancë e re duket se ka lindur mes të famshmëve shqiptarë. Fjala është për nutricionisten Diola Dosti që pas ndarjes, me shumë gjasë, dashurinë e ka rigjetur prapë në Kosovë. Sipas burimeve të këtij mediumi, nutricionistja është në lidhje me biznesmenin kosovar, Erolld Belegun. Burime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit. Diola dhe Erolldi frekuentojnë të njëjtat vende dhe shihen shumë të lumtur. Diola dhe Erolldi, sigurisht jo rastësisht, kanë postuar nga e njëjta villë ku po kalojnë fundjavën bashkë. ‘Jeto, dashuro, shijo’, ka qenë mbishkrimi në fotografinë…

Read More

Granit Xhaka nuk po merr asgjë si të mirëqenë faktin se Leverkuseni po qëndron me 10 pikë përpara si lider ndaj përcjellësit të dytë, Bayern Munich. Bayer Leverkusen i Xhakës është historia e sezonit në futbollin evropian, ende i pamposhtur në 34 ndeshje në të gjitha garat, dhe tani dhjetë pikë larg në krye të ligës. Me dhjetë ndeshje përpara, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Leverkusen do të jetë më në fund skuadra që do t’i japë fund serisë 11-vjeçare të titujve të Bayern Munich në Bundesligë. Megjithatë, Xhaka ishte në një situatë të ngjashme sezonin e…

Read More

Eurovision i ka kërkuar Izraelit që të ndryshojë tekstin kontravers të këngës “October Rain” nga artistja Eden Golan. Kënga ka referenca të sulmit të Hamasit pranë Tel Avivit më 7 tetor 2023 dhe siç dihet, është fillesa e luftës së përgjakshme në Gaza. Izraeli ka pranuar të ndryshojë tekstin, për të mbajtur neutralitetin politik, pasi rrezikonte skualifikimin nga gara që do të mbahet më 11 maj në Malmö, Suedi. “October Rain” është një baladë, në të cilën ka vargje si: “Nuk ka më ajër që të marrim frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”, referuar…

Read More

Alban Skenderaj ka dhënë detaje rreth shitjes së biletave për koncertin e tij madhështor i cili do të mbahet më 6 qershor në stadiumin e Tiranës. Përmes rrjeteve sociale, artisti tha se biletat mund të blihen tashmë online në t-ticket.al dhe në dy pika fizike që ndodhen në sheshin “Skenderbej” dhe “Italia” pranë stadiumit “Air Albania”. Ai poashtu bëri me dije se vetëm 3 mijë biletat e para do të jenë me çmim promocional. View this post on Instagram

Read More

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku ka kthyer kokat nga ajo me fotot e fundit. Ajo është shfaqur sensuale dhe plot stil. Me një fustan të zi të shkurtër, të kombinuar me një palë syze dhe taka të larta, ajo dukej mahntise. E ajo që bie në sy është se Santiana është mbushur me tatuazhe. Ajo ka bërë disa tatu në dorën e saj, duke u shfaqur krejtësisht ndryshe sic jemi mësuar ta shohim. /Gazeta10/

Read More

Më 4 mars u hap zyrtarisht baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, një “investim i madh që do të shërbejë për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës ajrore”. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bazën ajrore e ka vlerësuar si një nga investimet më të mëdha të NATO-s në Shqipëri. Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, ministri Peleshi ka shprehur falënderim për të gjithë ata që kanë punuar në rikthimin e bazës ajrore të NATO-s. Ai ka theksuar se hapja zyrtare ka ndodhur në një moment shumë të rëndësishëm, duke theksuar fluturimin e pilotëve amerikanë dhe italianë mbi qiellin e…

Read More

Në programin e “Diell” në Top Channel, Ed Manushi ka pyetur Dean, ish-banoren e BBV3 se kë pëlqen Erjola Doçi brenda shtëpisë. Sipas Deas, Romeo kur shikonte Erjolën i bënin sytë xixa dhe ka dashur t’i shihte bashkë. Ka ndërhyrë Bledi Mane i cili shprehet se Erjola ka një të dashur jashtë dhe është një reper mjaft i famshëm. Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda? Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me…

Read More

Sot mbahet edicioni i 8-të i konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO II ”. Tanimë ka nis hapja e konferencës, e cila po mbahet në njërin ndër hotelet në Prishtinë. Sipas njoftimit, ngjarja që jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike, do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare si dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Albanian Cyber Association sjell për herë të…

Read More

Reperi Drake ka bërë një gjest bujar për një nga fansat e tij në koncertin që po mbante në Kansas City. Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon. “Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?” Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë: “Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë” Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk…

Read More