Author: G. R.

Është zyrtare: Seriali “Squid Game” do të rikthehet në Netflix për sezonin e tretë dhe të fundit më 27 qershor. Në një skenë rrënqethëse të paqaitur në teaser, personazhi kryesor, Gi-hun, shfaqet brenda një kutie të madhe dhuratash të zezë, të cilën rojet e përdorin si arkivol për lojtarët e vdekur. Lojtarët e tjerë, të frikësuar dhe kuriozë, afrohen dhe e hapin kutinë, duke zbuluar Gi-hun brenda. Në momentin që ai zgjohet, publiku transportohet në fillim të një cikli të ri lojërash. Krijuesi i serialit ka paralajmëruar se ky sezon do të fokusohet më shumë në aspektin psikologjik dhe moral, duke…

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite do bëni atë që dëshironi dhe nuk do e kufizoni veten për asgjë. Ju të dashuruarit do i keni idetë më të qarta dhe do merrni edhe disa vendime përfundimtare. Keni për ta parë se shumë shpejt do merrni frymë më lirisht. Ju beqarët nuk duhet të jeni posesivë dhe nuk duhet të nxitoheni sepse keni për t’i vuajtur gjatë pasojat. Në punë, një i afërm do ju ndihmojë të bëheni edhe më të njohur e të keni rezultate të shkëlqyera. Do ndiqni strategji të veçanta për të arritur majat. Yjet do ju ndihmojë t’i menaxhoni…

Read More

Që nga përfundimi i ‘BBVA’, Gjesti dhe Egli janë parë bashkë në publik vetëm disa herë, për arsye se çdo gjë dëshirojnë të mbajnë private. Mikja e këngëtares ka konfirmuar thashethemet se çifti ndodhet së bashku në Prishtinë. Ajo ka theksuar se Egli është së bashku me Gjestin në Kosovë dhe për këtë shkuarje të saj ka diçka. Sipas ndjekësve, çifti është duke punuar për projekte të reja që do t’i publikojnë së bashku.

Read More

Përveç një regjimi ushqimor të balancuar dhe të shëndetshëm, gjatë muajve të nxehtë të verës, disa vitamina specifike janë veçanërisht të rëndësishme për mirëqenien e trupit. Ekspertët botërorë të shëndetit theksojnë se vitaminat e caktuara luajnë rol kyç në mbrojtjen dhe forcimin e organizmit gjatë kësaj periudhe. Vitamina A E njohur për ndikimin që ka në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës, vitamina A është thelbësore gjatë verës – sidomos për lëkurën. Meqenëse gjatë kësaj stine qëndrojmë më shumë jashtë, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e lëkurës. Mungesa e kësaj vitamine është…

Read More

Pas daljes nga “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku nuk ka nguruar të flasë për debatet e hapura jashtë shtëpisë, përfshirë edhe përplasjen me opinionisten Shqipe Hysenaj. Ndërkohë që Valbona ishte brenda shtëpisë, në “Fan Club” u hodhën akuza nga Shqipja, e cila deklaroi se ajo kishte lënë një lidhje jashtë. Kjo deklaratë ndezi reagime të shumta në media, por Valbona e ka mohuar kategorikisht, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur. E pyetur nëse ka ndërmend të ndërmarrë veprime ligjore, Valbona u…

Read More

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor i tij është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale. Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, taninë dhe përbërje shumë të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze. Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat. Benefitet e karafilit Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne. Le t’i shohim së bashku: Anti-inflamator. Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e…

Read More

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda me tekst. Sipas përditësimeve nga WABetaInfo, kjo veçori është aktualisht në zhvillim dhe pritet të dalë në javët në vazhdim. Aktualisht, WhatsApp lejon përdoruesit të personalizojnë sfondet e bisedave duke zgjedhur foto ose duke zgjedhur një ngjyrë të thjeshtë. Veçoria e ardhshme ka për qëllim të përmirësojë këtë përvojë duke lejuar përdoruesit të krijojnë sfonde bazuar në komanda të dhëna nga ata duke përdorur Meta AI. Veçoria e…

Read More

Gjatë javës së kaluar, “Prive” nga Liberta Spahiu zbuloi se çifti shumë i dashur për publikun, Selvija dhe Shpati, janë ndarë, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në publik. Vetë Shpati nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka dhënë një sinjal të tijin për Selvijen. Në llogarinë e tij në Instagram, Shpat Kasapi ka treguar se shumë shpejt do t’i japë publikut një super baladë të ndjerë, ku gjatë videos së postuar një pjesë e tekstit thoshte: “Nuk du me u nda, nuk du me u nda”. Kjo shihet edhe si një mesazh që ai është bërë pishman për ndarjen…

Read More

Shumë ngjarje u zhvilluan dje rreth emrit të Drilon Ramës. Prive BY Liberta Spahiu raportoi për vendimin e AIP për çështjen me Xhenetën që mbylli rastin duke e konsideruar vazhdimin si të “kotë”. Jo pak më vonë, qarkulloi në rrjet një video e Drilonit duke u puthur me një vajzë në një parking në Gjermani. E sot ka zhvillime të reja. Fotot e Drilonit me Sarën janë hequr dhe ata më nuk ndiqen në rrjete sociale. Nuk dihet nëse Sara i ka bërë “bllok” Drilonit, tashmë kur nuk ka asnjë hapësirë për të vazhduar “loja” me episode duke ushqyer publikun…

Read More