Na Kontaktoni
Popular Posts
Author: G. R.
Rita Ora siguroi vëmendjen e të gjithëve me një postim të zjarrtë në rrjetet sociale të shtunën. Ajo ka pozuar në bikini. Teksa si duket ky postim ishte paralajmërim për këngën e re që do ta publikojë me 6 qershor.
Egli dhe Gjesti janë emrat më të kërkuara në rrjete sociale dhe jo vetëm. Ndonëse thashethemet e fundit po flasin për një ndarje të mundshme, dyshja nuk ka konfirmuar asnjë të re publikisht. Gjesti së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re, e cila u prit mjaftë mirë nga publiku duket se Eglit nuk po i pëlqen. Këtë detaj e kanë vë në pah ndjekësit të cilët e komentuan faktin se Eglin nuk e ka pëlqyer postimin ku Gjesti lajmëroj se kënga tanimë është e përfunduar.
Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero. Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore. Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet…
Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të showbiz-it shqiptar. Me një kimi që binte në sy në çdo paraqitje publike dhe me një prani të vazhdueshme në rrjetet sociale, ata kanë ndërtuar një imazh të fortë të dashurisë dhe familjes së lumtur. Por së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të pazakontë të dyshes në rrjete sociale. Nuk ka më postime të përbashkëta, as komente të ndërsjella dhe as video familjare, gjë që ka ngritur dyshimet për një krizë në marrëdhënien e tyre. Ajo…
Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentoi të hynte në vendin tonë. Policia njofton se i riu ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, i akuzuar për grup kriminal dhe mashtrim. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit. Njoftimi i Policisë Morinë, Kukës Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet me qëllim ekstradimi 22- vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në…
Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka paralajmëruar se këngën e re e ka gati. “Oj shpirt”, është pjesë e albumit të saj të parë, “Bad Diva”. Artistja ka bërë gati edhe videoklipin e këngës.
Trafiku Urban njoftoj qytetarët se, për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrugët “Enver Maloku” dhe “Hilmi Rakovica”, do të ketë devijim të përkohshëm të qarkullimit për linjat 3C dhe 4. Sipas njoftimit, ky devijim do të jetë në fuqi sot dhe nesër, ndërsa autobusët e këtyre linjave do të kalojnë përkohësisht në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”, në afërsi të Fakultetit Teknik, deri në përfundimin e punimeve. Trafiku Urban kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndryshim të përkohshëm.
Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kanë vizituar New Yorkun. Ata me ndjekësit e tyre në Instagram kanë ndarë disa fotografi nga atje. Nga këto fotografi, dyshja duket se po e shijon këtë vizitë.
Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie, sugjeron një provë klinike. BBC sjell dëshminë e një 45- vjeçareje, të cilës iu dhanë pak shanse për të mbijetuar pas diagnozës me kancer në gjuhë. Laura Marston mori imunoterapinë para dhe pas operacionit, të cilën studiuesit thonë se e ndihmon trupin të mësojë të sulmojë kancerin nëse ai rikthehet. Si pjesë e një studimi ndërkombëtar mbi mënyra të reja për të trajtuar kancerin, ku morën pjesë ekspertë nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër,…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetet sociale, ku është treguar e hapur ndaj përgjigjeve të tyre. Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte: “A ke me shku me pa live Shqipëri-Serbi? Cili prej djemve kishe dashtë me dhanë gol?”. Vesa, ndonëse nuk përmendi emër, dha një përgjigje që ngriti dyshime për një lidhje romantike të mundshme. “Po kysmet, njërin me numër 19, s’po ja di emrin”, ishte përgjigjja e saj, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për futbollistin Mirlind Daku, i cili mban pikërisht këtë numër…