Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran

22. Juni 2025

Gjermania i kërkon Iranit të rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

22. Juni 2025

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

22. Juni 2025

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

22. Juni 2025

Meloni bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Iranit

22. Juni 2025

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani më pak sheqer për 30 ditë?

22. Juni 2025

SHBA bomb’ardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

22. Juni 2025

„Hello Tirana’, Adelina Tahiri shfaqet kaq e lumtur në krahët e bashkëshortit

22. Juni 2025

Sheqeri dhe tensioni i lartë i gjakut mund të ulen duke ngrënë këto ushqime të pasura me karbohidrate

22. Juni 2025

Çfarë dihet rreth sul’meve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit?

22. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Mos bëj plane për Shën Valentinin pa lexuar horoskopin
Lifestyle

Mos bëj plane për Shën Valentinin pa lexuar horoskopin

14. Februar 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Nëse ky Shën Valentin të gjen çift, bëhu gati për ca drama. Ky vit sjell një kombinim mes energjive dhe ndjenjave që ke mbajtur fshehur prej kohësh. Plutoni, me të gjithë intensitetin e tij do të bashkëveprojë me Afërditën dhe Marsin, ndaj ndjenjat dhe mendimet reale do të dalin në pah.

Dashi

Merri gjërat me ngadalë. Nëse sapo ke krijuar një lidhje dhe po bie në dashuri me shpejtësi, mund të ketë ca efekte negative. Nëse je në një marrëdhënie serioze, një qasje më e ngadaltë në hapat që po bën do të ishte perfekte. Sot, lër partnerin/en të të surprizojë.

Demi

Ti vdes të bësh plane për Shën Valentinin, por këtë vit, ca ndryshime në punë do të të bëjnë të ngecësh në zyrë. Lejoje veten të përqendrohesh edhe në aspekte të tjera dhe mos harro që mund të përfshish edhe mbrëmjen në planet e tua. Një natë e kaluar në shtëpi, me personin e zemrës, ndoshta është ajo që të duhet.

Binjakët

Dita e Shën Valentinit do të sjellë ndryshime dhe zbulime të mëdha në shumë aspekte. Do të marrësh një informacion të rëndësishëm që mund të ndryshojë mënyrën se si ndihesh për dikë, apo edhe të gjithë marrëdhënien. Në vend që të nxitosh dhe të veprosh direkt, prit pak kohë dhe do të kuptosh më shumë.

Gaforrja

Nëse je në një marrëdhënie serioze dhe të përkushtuar, bëhu gati për biseda të thella, të cilat do të zhvillohen pikërisht sot, në ditën e Shën Valentinit. Ndoshta partneri/ja do të qartësojë diçka që e ka munduar prej kohësh. Dëgjoje me vëmendje.

Luani

Lexo mes rreshtave, Luan! Kjo ditë speciale të mëson se ndoshta nuk duhet të jesh në marrëdhënie që nuk të bëjnë të lumtur. Nëse je në një lidhje të qëndrueshme, fol me partnerin/en për temat dhe problemet që mund të keni në çift. Në rast se je beqar/e, karriera do të jetë në listën tënde të prioriteteve.

Virgjëresha

Ti je ndër shenjat më me fat për këtë Shën Valentin, pasi planeti i dashurisë, Afërdita, po të dërgon ndjesi pozitive në zonën e romancës. Nëse po del me dikë, do t’i çosh dëshirat e tua në një nivel të ri. Kjo ditë mund të jetë e bekuar edhe për beqarët, pasi mund të njihen me shpirtin binjak.

Peshorja

Mos e rëndo veten më shumë seç duhet gjatë kësaj dite. Në rast se je në një lidhje, do të mrekullohesh nga një mbrëmje romantike, me Afërditën e cila të dhuron shumë dashuri. Nëse je single, telefono miqtë dhe kalo një natë fantastike me ta. Dashuria nuk ka kufij!

Akrepi

Këtë Shën Valentin, shko me rrymën. Pas një fillimi intensiv që solli kjo javë, je gati për t’u qetësuar. Për Akrepin e lidhur, do të kesh mundësinë të festosh në mënyrë private me personin e zemrës. Për Akrepin single, energjia do të jetë perfekte për të ëndërruar dhe manifestuar.

Shigjetari

Është momenti të festosh, Shigjetar! S’ka rëndësi nëse je në një lidhje apo single, ke pafundësisht gjëra për të festuar. Kreativiteti dhe produktiviteti yt kanë arritur majat dhe shumë shpejt, do të shpërblehesh. Një periudhë e ndritur do të vijë tek ti.

Bricjapi

Me Afërditën në krah, është çasti të dalësh dhe të bësh namin! Do të jesh personi më magnetik vërdallë dhe do të kalosh një mbrëmje të paharrueshme me partnerin/en. Për personat që janë single, kemi vetëm një këshillë: Dilni dhe na falenderoni më vonë!

Ujori

Kjo ditë mund të të sjellë ca drama dhe keqkuptime, duke qenë se Marsi është në shenjën tënde. Identifiko problemin dhe zgjidhe, para se të bëhet shumë më i madh nga mungesa e komunikimit. Nëse ende nuk ke një person zemre, miqtë e tu të ngushtë janë gjithnjë pranë teje.

Peshqit

Plot 4 planete ndodhen në shenjën tënde dhe mund të mos ndihesh shumë special/e gjatë kësaj dite. Gjithsesi, festo me veten, miqtë, ose personin që të ka rrëmbyer zemrën. Merre me ngadalë, bëj biseda që të mbushin shpirtin dhe në fund, do e kuptosh se 14 shkurti është një ditë unike.

Shen Valentini
Share. Facebook
Previous ArticleArbana Osmani “thumbon” Ledionin, pasi ai tha se mbase vitin tjetër s’e prezanton Big Brother VIP Albania
Next Article Festa e të dashuruarve, Vëllai i Madh surprizon çiftet e Big Brother me një ambient ndryshe

Related Posts

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani më pak sheqer për 30 ditë?

22. Juni 2025

Vajzat e showbizit ‘djegin’ rrjetin me foto me bikini me format e tyre ‘bombastike’

22. Juni 2025

Fuqia e ecjes: Një hap i thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj

21. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Zelensky paralajmëron Putinin: Do të përfundoni si miqtë tuaj në Iran

Read More

Gjermania i kërkon Iranit të rifillojë ‘menjëherë’ bisedimet me ShBA-në

Read More

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

Read More

Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.