Na Kontaktoni
Popular Posts
Autor: G. R.
Kosovari Shkelqim Hadri ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas përmes një postimi në Facebook, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Shkelqimit. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëkombasi ynë, Shkelqim Hadri, me prejardhje nga Prishtina, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në trafik në DFW”. “Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Hadri dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet tutje në njoftim
Dy këngëtarët e njohur, Luiz Ejlli dhe Mimoza Shkodra kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Maraklike”, titullohet projekti i tyre më i ri muzikor. Luizi dhe Mimoza kësaj kënge ia kanë realizuar edhe videoklipin, të cilin mund ta shihmi në poshtë.
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 12 gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 26 e 29 gradë Celsius.
Ambasada e SHBA-së në Izrael u ka kërkuar të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre të qëndrojnë në vend për shkak të situatës aktuale. Departamenti i Shtetit ka njoftuar se po u lejon familjarëve të stafit në Izrael, si dhe disa punonjësve jo emergjentë, të largohen nëse dëshirojnë, transmeton klankosova.tv. Sipas bbc, aktualisht, aeroporti ndërkombëtar pranë Tel Avivit është i mbyllur. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për t’u larguar është tokësore, drejt vendeve fqinje si Jordania. Si ambasada në Jerusalem, ashtu edhe zyra në Tel Aviv janë ende të hapura për shërbime konsullore emergjente.
Në Fushë Kosovë, më saktë në rrugën “Dardania”, një veturë ka goditur një motoçiklist. Siç raporton portali Fushë Kosova, motoçiklisti se nuk ka pësuar lëndime të rënda. Nga pamjet, shihet se në vendngjarje janë edhe policia e Kosovës.
Pavarësisht konfliktit të ashpër që po zhvillohet mes Izraelit dhe Iranit, në Tel Aviv jeta në disa zona vijon me një ndjesi të çuditshme normaliteti – veçanërisht përgjatë bregdetit, shkruan Gazeta Sinjali. Pamje nga plazhet e qytetit tregojnë njerëz që ecin në shëtitore, luajnë me top në rërë apo relaksohen nën diellin e qershorit, ndërkohë që në sfond vazhdojnë paralajmërimet për rrezik të sulmeve të reja ajrore. Më 13 qershor, Izraeli goditi objekte strategjike në Iran – përfshirë impiante bërthamore dhe baza ushtarake – duke vrarë figura të larta të sigurisë dhe shkencës. Si kundërpërgjigje, Teherani lëshoi një valë raketash…
Aktorja, Olta Gixhari, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga udhëtimi i saj në Romë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. E veshur me një kostum të bardhë elegant – me pantallona të gjera dhe një bluzë të shkurtë ‘crop top’ me lidhëse në pjesën e përparme. Me flokë të lëshuara dhe një grim natyral që thekson bukurinë e saj, Olta ka sjellë një kombinim të thjeshtësisë dhe sensualitetit, duke u komplimentuar nga ndjekësit për stilin dhe pamjen e saj elegante.
Fibrat mund të mos jenë pjesa më emocionuese e dietës suaj, por janë nga më të rëndësishmet. Përveç nxitjes së tretjes së rregullt, fibrat mund të ndihmojnë në rregullimin e peshës dhe në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Ndërsa bishtajoret dhe perimet janë burime të njohura, disa fruta përmbajnë sasi çuditërisht të larta të fibrave. Marrja e rekomanduar ditore e fibrave për të rriturit është 25 deri në 36 gramë, varësisht nga mosha dhe gjinia. Ekspertët thonë se të dish se cilat fruta janë më të pasura me fibra mund të të ndihmojë të përmbushësh këtë nevojë më lehtë. Çfarë…
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike të shtunën në Tiranë. Sipas policisë, i ndjeri derisa po lëvizte me biçikletë u rrëzua dhe nga dëmtimet e rënda që mori vdiq në spital. “Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo nuk është kursyer të ndajë momente nga shtatzënia e saj, derisa thotë se mezi nuk pret ta mbajë në duar të birin. “Mezi pres të të mbaj në krah”, ka shkruar Zeqiri në Instagram krahas një fotoje ku shihet duke ledhatuar barkun e rrumbullakosur.