Author: G. R.

Vajzat reagojnë ndryshe kur mësojnë se janë tradhtuar.Disa e pranojnë atë dhe heshtin, disa të tjera thjesht ndahen, por ka nga ato që reagojnë keq.Kështu, një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur një grua hedh në pishinën e hotelit të gjitha veshjet e të dashurit të saj pas kishte mësuar se ai e tradhtoi një natë më parë.Ngjarja ka ndodhur në Ibiza dhe është filmuar nga të pranishmit.“Shpresoj që të të përzenë tani nga hoteli me veprimin që bërë”, reagon i dashuri i saj, kurse ajo tha se “kjo ishte minimumi i asaj që meritonte”. https://www.tiktok.com/@chelsc123/video/7096504785934814470?referer_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&referer_video_id=7096504785934814470&refer=embed

Read More

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë bërë të pandarë. Dyshja thuajse çdo ditë poston fotografi të ndryshme përkrahë njëri tjetrit. Pak para ditëlindjes së Dj Geek, Dafina i kishte bërë dhuratë një motor të verdhë duke i vendosur disa tullumbace lartë. Ishte Dj Geek, i cili na tregoi duke postuar disa imazhe duke shkëmbyer puthje me Dafinën, sipër motorit dhuratë. “Dhuratë e hershme për ditëlindje nga gruaja”, shkroi Dj Geek. Ata dukeshin bukur dhe mjaft të lumtur me njëri tjetrin. 

Read More

Suksesi që Dua Lipa ka arritur gjatë viteve të fundit ka shtuar ndjeshëm dhe buxhetin e saj. Këngëtarja shqiptare, aktualisht ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar, është bërë pjesë e listës së muzikantëve nën 30-vjeç më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar. Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik. Këngëtari 31 vjeçar, baba i dy fëmijëve, e ka gjetur veten në vendin e 10-të në listën e muzikantëve më të pasur të Sunday Times me një pasuri totale prej 260 milionë paund. Në listën e më të rinjve, nën 30 vjeç, Harry Styles renditet në vendin…

Read More

Pas raportimeve për ndarjen nga bashkëshortja, këngëtari Blero është aktivizuar në rrjete sociale. Ai, këto ditë ka postuar kryesisht foto të takimeve të tij me miq të afërt. Një ndër miqtë e mirë e të vjetër të Bleros, është edhe prezantuesi Arbër Zeka, dikur fitues i “Big Brother Albania”. Blero ka dalë për qejf me Arbrin, për të cilin thotë se ja di hallet. Shiko foton:

Read More

Sot është dita e parë e testimit të dytë të qarkores së Prishtinës e cila është shndërruar në njëkahore deri në mesnatën e së dielës. Në pamjet e publikuara shihet të jenë krijuar kolona të gjata në rrugën tek lagjja “Dardania” në Prishtinë. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i dytë i qarkores së kryeqytetit do të jetë gjatë dy ditëve të këtij vikendi.

Read More

Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë disa vjeçare. Muajt e fundit, ata kanë treguar se i kanë sheshuar problemet dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë. Këtë gjë e vënë në pah dhe përmes mediave sociale. Së fundmi, Noizy ka treguar mbështetjen për projektin e ri të Stresit. Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.

Read More

Paratë, ngjyrat, elementi dhe portofoli mund të duken të papajtueshme por feng shui thotë të shkojnë së bashku. Nëse dëshironi të përparoni financiarisht, atëherë kini kujdes se në çfarë portofoli i mbani paratë tuaja. Duhet të jetë në një nga pesë ngjyrat e feng shui-t. Portofoli blu i errët Për njerëzit, elementi i të cilëve është druri ose uji – kjo ngjyrë simbolizon bollëkun. Njerëzit e lindur në elementin e zjarrit ose metalit nuk duhet të kenë një portofol të kësaj ngjyre. Portofoli i zi Për njerëzit, elementi i të cilëve është druri ose uji, duhet të zgjedhin këtë ngjyrë…

Read More

Ndarjet e figurave publikë ditëve të fundit nuk kanë të ndalur. Pas Bleros dhe Afronës tashmë edhe Onati është ndarë nga ish e dashura Fortesa Jakupin. Dyshja kishin vite që janë në lidhje dhe tashmë i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Kështu ka bërë të ditur ‘Prive’, e cila tha se tashmë Onati është i fokusuar në karrierë.

Read More

Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky javën e kaluar. Këngëtarja 34-vjeçare është parë duke bërë një shëtitje në West Hollywood të mërkurën, pas lajmeve se solli në jetë një djalë më 13 maj. Krijuesja e hitit “Rude Boy” kishte veshur rroba të gjera. Ajo dhe Rocky nuk e kanë konfirmuar ende lajmin se janë bërë prindër. Kujtojmë që Rihanna zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në Janar. Gjatë shtatzënisë, ajo është kritikuar shumë për mënyrën e të veshurit.

Read More

Autoritetet në Australi, Francë dhe Gjermani konfirmuan sot rastet e tyre të para të lisë së majmunëve pasi sëmundja e rrallë ka vazhduar të shfaqet në një numër në rritje vendesh anembanë globit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se ishin konfirmuar rreth 80 raste dhe 50 të tjera ishin nën hetim në 11 vende ku sëmundja zakonisht nuk shfaqet. Shteti australian i Viktorias regjistroi rastin e parë të lisë së majmunit, te një burrë të 30-at, i cili ishte kthyer së fundmi nga Britania e Madhe. Të premten, autoritetet shëndetësore fqinje të Uellsit të Ri Jugor thanë se kishin…

Read More