Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë bërë të pandarë.
Dyshja thuajse çdo ditë poston fotografi të ndryshme përkrahë njëri tjetrit.
Pak para ditëlindjes së Dj Geek, Dafina i kishte bërë dhuratë një motor të verdhë duke i vendosur disa tullumbace lartë.
Ishte Dj Geek, i cili na tregoi duke postuar disa imazhe duke shkëmbyer puthje me Dafinën, sipër motorit dhuratë.
“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga gruaja”, shkroi Dj Geek.
Ata dukeshin bukur dhe mjaft të lumtur me njëri tjetrin.